E tëra fillon kur një nxënës i rritur në trup, e ngacmon një tjetër shumë më të shkurtër se veten.

Në fytyrën e djaloshit më vogël, shihet se është mbledhur shumë zemërim, që rezulton me një goditje të fortë në fytyrën e kundërshtarit, transmeton Telegrafi.


Ky i fundit, nga goditja që merr bie me shpinë për toke, ndërsa godet edhe kokën në një ulëse.

Megjithatë, pasi e rrëzon në dysheme, “vocërraku” i sfiduar nuk e godet më, duke u larguar si një zotëri i vërtetë. /Telegrafi/