LAJMI I FUNDIT:

E mrekullueshme në moshën 40 vjeçare

E mrekullueshme në moshën 40 vjeçare

Me ndihmën e kozmetikës, zakoneve të mira dhe ndonjë ushtrimi të thjeshtë, bëhet gjithmonë e më lehtë për të vonuar efektet e plakjes.

Ruani rininë e fytyrës

 Holloni ovalen e fytyrës dhe lartësoni tiparet

Për të korrigjuar pamjen e rënduar të mjekrës, shkaktuar nga një lëshim i indit dhjamor, është e nevojshme t’i ndihmoni qelizat për të eliminuar tepricën e lipideve dhe toksinave. Agjentët drenazhues, si kafeina ose proteinat “ngrënëse” të lyrave, do t’ju ndihmojnë ta parandaloni këtë lëshim. Produktet që i përmbajnë ushtrojnë një efekt tendosës gati të menjëhershëm.

1

Konturi i syve

Qepallat janë gjithmonë në nxitje, picërrohen, fryhen, shfryhen, rrudhosen (nga të qeshurat, buzëqeshjet, të qarat), i tërheqim, i fërkojmë. Kështu që s’është aspak për t’u habitur që shfaqen rrudhat e para të shprehisë dhe që qepalla e sipërme lëshohet.

Trokitini lehtas qepallat e sipërme dhe të poshtme me një produkt për përkujdesjen e kontrurit të syve, dy herë në ditë.

Dekolte e patëmetë

E ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike, rrezatimit diellor në verë, fërkimit me rrobat në dimër, epiderma e qafës dhe e dekoltesë tërhiqet pas çdo lëvizjeje të kokës. Duke qenë se është shumë e hollë dhe me shumë pak dhjamë, zhubravitet shumë shpejt dhe rrudhoset, duke e treguar moshën po aq vërtetësisht sa edhe duart.

Masazhojeni lehtas nga lart poshtë me një produkt që lëmon rrudhat dhe i rikthen filmin mbrojtës epidermës.

2

Si të lakoni trupin

 Ruani një gjoks tonik

Pa muskuj, mbështjellë nga inde dhjamore, gjoksi ka një epidermë shumë të hollë, lidhur me një ind fibroz. Për të luftuar kundër lëshimit të gjoksit, masazhojeni me një produkt shtendosës.

Një qëndrim i mirë ndihmon gjithashtu të ruani një formë të këndshme të gjoksit.

Tonifikoni barkun

Shumë gjëra e fryjnë: stresi, një vakt i gëlltitur shumë shpejt, apo këmbët e sheshta dhe qëndrimi i keq. Si dhe ijet, barku është një zonë e privilegjuar për mbidepozitimin e dhjamit. Bëjeni me muskujt duke marrë frymë ngadalë dhe thellë.

Në çdo moment, kontraktojini muskujt abdominalë (ashtu si bëni kur kolliteni), shumë herë radhazi, për të forcuar barkun.

Tregoni këmbë të bukura

Edhe në mot të ftohtë duhet të luftoni kundër celulitit, që robëron kaviljet, gjunjët dhe vithet. Shmangni konsumim in e lëndëve yndyrore, preferoni bishtajat, perimet dhe frutat. Pini shumë lëngje, për të eliminuar helmet. Këshillohuni me një specialist të fushës që nga shfaqja e kapilarëve, shenjë e pamjaftueshmërisë venoze dhe programoni seanca elektrokoagulirni.

Lëvizni: ngjitni shkallët me këmbë, ecni dhe stimulojeni rikthimin venoz me ushtrime. Provoni tabletat për dobësim, bashkuar me kremra drenazhues, që stimulojnë mosgrumbullimin e dhjamit, duke përmirësuar cilësinë e lëkurës dhe duke gomuar celulitin.

Dy marifete makijazhi

– Për t’i dhënë një efekt të kërcyer faqeve, aplikoni ‘blush’-in më të çelët, duke filluar nga mollëzat dhe duke u ngjitur drejt tëmthave. Tani më i errët vendoset poshtë saj, për volum.

– Që rrathët dhe borsat e syve të mos jenë shumë të dukshme, synoni te efekti optik: rregullojini vetullat nga lart, pastaj aplikoni hijezuesin në një lëvizje zbritëse. Pastaj aplikoni dy shtresa rimeli të zi në skajin e jashtëm të syrit.