LAJMI I FUNDIT:

E moshuara nga Peja tregon vuajtjet e luftës, thotë se Ramush Haradinaj e ndali të keqen në Kosovë

E moshuara nga Peja tregon vuajtjet e luftës, thotë se Ramush Haradinaj e ndali të keqen në Kosovë

Kandidati për deputetë nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dautë Haradinaj, ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në Facebook, ku bëhet thirrje të votohet kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj.

Në këtë video një e moshuar nga Peja tregon se çfarë kishte përjetuar Kosova në kohën e luftës.

“Duhet ta dëgjoni plakën. Ne nuk e kemi pas të lehtë këtu. Kush ka qenë këtu vetëm ai e di. Ne kemi pasur vuajtje të mëdha, na i kanë helmuar fëmijët, na kanë qit prej pune, na kanë shti në burg. Hasmi nuk është ndal me kaq. Ka masakruar, ka përzënë nga shtëpitë, ka marrë çka ka dashtë. Mos të ishte Ramushi, Peja do të mbetej sikurse Mitrovica”, ka thënë ajo, përcjell Telegrafi.

Sipas saj ishte kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ai i cili punoi që të ndalet e keqja që e kishte kapluar vendin.

“Edhe Ibrahim Rugova i besoj Ramushit që të punojë për vend tonin. Edhe atëherë edhe tani ka punuar shumë mirë. Djemtë e mi, vatani as nuk gjuhet me gurë, as kallet, duhet me dashtë me shpirt vatanin dhe me punu me zemër për të”, ka thënë ajo duke iu bërë thirrje që të gjithë ta votojnë Ramushin.

“Hasmi ende është kah sillet nga dera e oborrit. Hasmi nuk mundi të na e marr vendit por tani po dëshiron të na copëtojë. Kur të vjen dita mos e harroni kush e ka ndal ndarjen. Evladët e mi, unë për juve e kam sepse për veti nuk e di a mbërrij votimet tjera. Ju shikoni kë po e zgjedhni. I madh e i vogël dilni e votoni. 100 herë me u gëzu 100 qohemi. Jo me nashta jo me ishalla por me Ramush Haradinaj përpara”, ka thënë ajo./Telegrafi/