LAJMI I FUNDIT:

A e mbrojnë në të vërtetë fytyrën produktet e grimit me faktorë mbrojtës

A e mbrojnë në të vërtetë fytyrën produktet e grimit me faktorë mbrojtës

Ka dy lloje rutinash bukurie në mëngjes: ato që meritojnë një dokumentar të shkurtër, me shumë hapa, dhe ato rutina të përmbledhura në pak produkte

SPF është një hap që nuk duhet të anashkalohet kurrë, ndaj shumë vajza zgjedhin që për të thjeshtuar rutinën e tyre, të marrin produkte grimi me faktorë mbrojtës.

Njerëzit ka të ngjarë të mos i kushtojnë vëmendje kremit të diellit në rutinën e tyre të përditshme.


Studimet vlerësojnë se rreth një e katërta e grave amerikane nuk përdorin kurrë krem kundër diellit, por kjo vlen për shumë vende, jo vetëm Amerikën.

Në disa raste, kjo mund të jetë për shkak se grimi i tyre përmban SPF, shkruan Marie Claire.

Të gjithë markat nga më të lirat dhe deri tek ato me më emër mbartin produkte, ku thuhet se përmbajnë SPF.

Teoria është e qartë: kurseni kohë pa sakrifikuar efikasitetin.

Por a e mbrojnë vërtetë fytyrën nga rrezet e diellit produket e grimit me SPF?

Sipas dermatologëve, kimistëve kozmetikë dhe artistëve të grimit, çdo formacion që përfshin mbrojtjen nga dielli është më i mirë se fare. Por kur grimi me faktorë mbrojtës përdoret në vend të kremrave kundër diellit, nuk ju mbron plotësisht.

Në fakt, mbështetja vetëm në produkte me shumë ‘detyra’ mund t’ju bëjë të prekshëm ndaj të njëjtave rreziqe që vijnë nga anashkalimi i kremit kundër diellit: më shumë dëmtime të lëkurës (dhe, në rastin më të keq, kancer të lëkurës) në planin afatgjatë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Këto janë trendet e veshjes për pranverën 2025

Këto janë trendet e veshjes për pranverën 2025

Keshilla Modë
Aplikoni llajnerin lehtësisht me këtë teknikë interesante të cilën e sugjeron influencerja e njohur

Aplikoni llajnerin lehtësisht me këtë teknikë interesante të cilën e sugjeron influencerja e njohur

Femra
Si të stilizoni një pallto lëkure më në modë: Ky është trendi më i dëshirueshëm dhe gjithmonë duket i fuqishëm dhe i shtrenjtë

Si të stilizoni një pallto lëkure më në modë: Ky është trendi më i dëshirueshëm dhe gjithmonë duket i fuqishëm dhe i shtrenjtë

Keshilla Modë
Si ndikon disponimi i prindërve tek fëmijët?

Si ndikon disponimi i prindërve tek fëmijët?

Në çift
Pesë mënyra për të veshur një xhaketë këtë pranverë: Bëhuni personi më me stil në zyrë

Pesë mënyra për të veshur një xhaketë këtë pranverë: Bëhuni personi më me stil në zyrë

Keshilla Modë
Tre tipare të një mashkulli që e do vërtet partneren e tij, sipas hulumtimeve

Tre tipare të një mashkulli që e do vërtet partneren e tij, sipas hulumtimeve

Në çift
Kalo në kategori