Barcelona siguroi nënshkrimin e sulmuesit super të talentuar Roony Bardghji nga Copenhagen, raportoi Fabrizio Romano.

Djaloshi suedez 19 vjeçar Bardghji do të bëhet lojtari i ri i Barcelonës në fillim të korrikut, ku sulmuesi i krahut të djathtë do të mbërrijë në Camp Nou për vetëm 2 milionë euro plus disa bonuse.


Bardghji, i cili ka lindur në Kuvajt, ka shtetësi siriane përveç asaj suedeze, dhe si 15-vjeçar zgjodhi Suedinë duke pranuar një ftesë për në përzgjedhjen U17, për të cilën shënoi 5 gola në 6 ndeshje.

Vetëm 16 vjeç, ai luajti për ekipin U21 të Suedisë dhe shënoi 2 gola në 9 ndeshje, dhe është tashmë një kandidat serioz për një debutim në ekipin kombëtar të të rriturve.

Ai mbërriti në Copenhagen në vitin 2020 dhe që atëherë ka shënuar 15 gola në 82 paraqitje në të gjitha garat, dhe duhet t'i bashkohet Barcelonës që në fillim të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app