LAJMI I FUNDIT:

E lehtë dhe praktike: Përmirësoni lagështinë në çdo dhomë me ndihmën e këtyre trukeve

E lehtë dhe praktike: Përmirësoni lagështinë në çdo dhomë me ndihmën e këtyre trukeve

Falë këtyre trukeve, nuk do t’ju duhet të blini lagështues apo freskues ajri

Gjatë ditëve të dimrit, dritaret në shumicën e shtëpive nuk hapen për shkak të ngrohjes.


Gjithashtu, sezoni i ngrohjes çon në tharje të ajrit, i cili mund të jetë shkaktar i shumë problemeve me frymëmarrjen. Prandaj është shumë e rëndësishme që ajri të mos jetë i thatë dhe i rëndë, por i lagësht, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ka pajisje të ndryshme që mund ta bëjnë këtë, lagështia mund të arrihet edhe në mënyra më të thjeshta.

Mënyra më e lehtë për të arritur lagështinë është të vendosni një enë të vogël qeramike, në të cilën keni derdhur ujë, mbi radiator.

Nëse nuk keni një enë të përshtatshme, mund të vendosni edhe një gotë të zakonshme me ujë. Nëse dëshironi të freskoni edhe ajrin, shtoni disa pika vaj esencial limoni, eukalipt, livandë ose nenexhik.

Përveç këtij truku të thjeshtë me një tas me ujë, mund të ndihmojë edhe një leckë pambuku e njomur në ujë, të cilën thjesht e lagni mbi një radiator të ngrohtë.

Nëse keni një dhomë ndenje e cila është e lidhur me kuzhinën, atëherë mund ta rifreskoni një hapësirë kaq të madhe me ndihmën e shporetit.

Hidhni ujë në tenxhere dhe shtoni fetat e limonit dhe portokallit dhe lëreni në zjarr të ulët të ziejë kur të vlojë. Avulli do të rrisë lagështinë e ajrit dhe aroma e agrumeve do t’ju disponojë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Lifestyle
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Stil
Ndiqni rregullin 20/20 gjatë pastrimit, do t’ju kursej shumë hapësirë

Ndiqni rregullin 20/20 gjatë pastrimit, do t’ju kursej shumë hapësirë

Bëje vet
Kalo në kategori