E konfirmon vetë Dembele: Leo Messi ishte personi i parë që ma uroi Topin e Artë

Ousmane Dembele ka zbuluar se legjenda e futbollit, Lionel Messi ishte i pari që e uroi pas triumfit të madh në Topin e Artë 2025.
Francezi e fitoi Topin e Artë për ta mposhtur yllin e Barcelonës Lamine Yamal si dhe bashkëlojtarin Vitinha, i cili u rendit i treti.
Megjithatë, ajo që ka befasuar të gjithë është se Messi ishte lojtari i parë që e uroi Dembelen. Në një intervistë për “L’Equipe”, francezi konfirmoi se pas argjentinasit mesazhe i dërguan edhe dy ish bashkëlojtarët si Xavi e Luis Suarez.
“Kush më uroi i pari? Messi! Ai më dërgoi menjëherë një mesazh. Xavi dhe Luis Suarez gjithashtu më uruan. Të gjithë ishin shumë të lumtur për mua”.

Sulmuesi i PSG-së, i cili fitoi çmimin me 1 mijë e 380 vota, la pas në garë talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, me një diferencë prej 321 pikësh.
Fitorja e Dembeles erdhi pas një sezoni spektakolar ku ai realizoi 35 gola dhe 20 asistime, duke udhëhequr PSG-në drejt një triplete historike në Ligue 1, Kupën e Francës dhe Ligën e Kampionëve.
Ky sukses shënon momentin më të madh të karrierës së tij dhe vulos emrin e tij mes të mëdhenjve të futbollit botëror./Telegrafi/


















































