Cody Gakpo është një nga futbollistët më në formë në Evropë dhe ai tregoi klasin e tij edhe në Kupën e Botës me Holandën.

Sulmuesi holandez shënoi tre gola në Kampionatin Botëror, derisa Holanda e tij u eliminua në çerekfinale nga Argjentina.


Por duket shumë e vështirë që talenti holandez të luaj më me PSV Eindhoven pasi është bërë dëshirë e madhe e për klube të njohura evropiane.

Ka qenë drejtori sportiv i PSV, Michael Brands që ka konfirmuar se Gakpo kërkon nga 10-12 klube evropiane.

Cody Gakpo

"Duhet të jemi realist. Nëse flasim për Cody Gakpon dhe çmimin që lidhet me të atëherë mund të them se janë 10-12 klube që kanë shprehur interesim dhe mund të paguajnë paratë. Shuma ende nuk është diskutuar, por nëse vije klubi i duar që Cody e dëshiron atëherë do të flasim".

"Gjithsesi mendoj se do të ndodhë diçka në janar dhe largimi i Gakpos do të jetë transferimi më i shtrenjtë në histori të PSV-së", deklaroi Brands.

Gakpo 1

Gakpo deri më tani ka zhvilluar 33 ndeshje zyrtare ku ka realizuar 17 gola dhe ka bërë 16 asistime.

PSV synon që të fitojë mbi 60 milionë euro nga shitja e Gakpos, ku ndër skuadrat e interesuara për tëjanë edhe Real Madrid, Borussia Dortmund, Manchester United, Barcelona, Chelsea, Roma, Juventus e të tjera ekipe. /Telegrafi/

telegrafi sport app