Lumir Abdixhiku do të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e kësaj partie që do të mbahet të dielën, më 14 mars.
Kandidaturën e tij e ka konfirmuar Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, duke thënë se këtë vendim e ka marrë pas mbështetjes nga votuesit dhe nga anëtarët e LDK-së, të cilët ia kanë kërkuar një gjë të tillë.
Abdixhiku se kjo do të jetë një garë dhe nuk do të ketë marrëveshje.
“Përtej mbështetjes së votuesve që mora sërish, ditëve të fundit nga anëtarë e mbështetës të LDK-së kam marrë kërkesë për t’i prirë ndryshimit të madh. Përveç konsideratë, ky është nderim. Thirrjet më vijnë nga delegatë, veprimtarë e votues nga të gjitha qytetet e Kosovës; nga të gjitha gjeneratat e kontribuesve; nga të gjitha rajonet. Më 14 mars, do ta pranoj këtë kërkesë e këtë propozim si privilegj dhe si përgjegjësi. Të dielën, më 14 mars, do të kandidoj për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
“Po, do të jem kandidat!
Më 14 shkurt morrëm rezultatin më të rëndë historik. Me vetëm 12.6% e me vetëm 110 mijë vota, u renditëm në pragjet më të ulëta politike. Ishte ndëshkim nga njerëzit tanë, nga qyetarët e vendit tonë, nga të njëjtit që dikur na kishin dhënë besim. E rëndë është rënia, por, më i pafalshëm do të mbetej mosreflektimi i thellë i yni në rrugëtimin tonë përpara. Ky rrugëtim kërkon ndryshim!
Mburrja jonë ndërtohet mbi të shkuarën; prandaj, ne e falenderojmë dhe e nderojmë secilin për shërbim. Por, e shkuara s’na mjafton më! Përpjekja jonë politike duhet t’i qëndrojë të sotmes. Reformat duhet ta projektojnë të ardhmen. Ato duhet të jenë të thella dhe të pashmangshme. Shtyllat tona ideologjike i mbijetojnë kohës – njerëzit jo!
Shtëpia jonë politike duhet të ringritet e të përfaqësojë sërish vendin tonë të mbarë e të mirë me njerëz të ndershëm, të zgjedhshëm, të dijshëm, punëtorë e kredibil. Mendjet tona të brendshme duhet të forcohen e dyert tona duhet të hapen për secilin me mendim të lirë e kritik e me vullnet për shërbim ndaj vendit. Përpjekja jonë vazhdon sepse ideja jeton. Dhe, kur ideja jeton, ringritja është e pashmangshme; s’ka se si të jetë ndryshe.
Përtej mbështetjes së votuesve që mora sërish, ditëve të fundit nga anëtarë e mbështetës të LDK-së kam marrë kërkesë për t’i prirë ndryshimit të madh. Përveç konsideratë, ky është nderim. Thirrjet më vijnë nga delegatë, veprimtarë e votues nga të gjitha qytetet e Kosovës; nga të gjitha gjeneratat e kontribuesve; nga të gjitha rajonet. Më 14 mars, do ta pranoj këtë kërkesë e këtë propozim si privilegj dhe si përgjegjësi.
Të dielën, më 14 mars, do të kandidoj për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Nuk do të ketë marrëveshje; s’duhet të ketë! Do të ketë garë dhe garë të drejtë e me votë të fshehtë. Na duhet një proces zgjedhës demokratik për të mbajtë një standard të lartë politik. Le të vendoset lirë. Veç LDK mund ta bëjë një gjë të tillë!
Natyrisht se ka të tillë që – përkundër rezultatit të tanishëm – vazhdojnë të insistojnë në mosndryshim dhe se çdo ndryshim e refuzojnë ekzistencialisht. Nuk i kuptoj; i pres, por s’i mirëpres. Gjithsesi i respektoj për mendim. Unë, megjithatë, rrugën përpara e shoh ndryshe. Dhe në këtë rrugë pres zgjim. Zgjiim të shumicës për rikthim sepse në rënie s’mund të rrimë të qetë për asnjë çmim.
Prandaj, deri në ditën e Kuvendit, i ftoj të gjithë bashkëmendimtarët në LDK, të gjithë veprimtarët aktiv, të gjithë njerëzit e vullnetit për ndryshim që të më bashkangjiten e të ecim së bashku në këtë rrugëtim të ri”, ka shkruar Krasniqi.
Përveç, Abdixhikut, edhe Anton Quni ka deklaruar se do të jetë kandidat për postin e kryetarit të LDK-së.
Quni e ka konfirmuar kandidaturën gjatë një interviste në njërin nga televizonet në Kosovës, teksa ka thënë se do ta rikthejë votuesin e LDK-së.
“Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye dhe faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehur mosbesim ndaj LDK-së. Ata që kanë dalë në Vetëvendosje brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”.
Kandidatura e tij për kryetar të LDK-së vjen pasi Isa Mustafa dha dorëheqje nga ky post pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi pas mbledhjes së Kryesisë së partisë ka thënë se e kanë diskutuar datën 14 mars ku parashihet të mbahet Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
Ndryshe, Statuti i LDK-së e përcakton se kandidaturat për kryetar bëhen në punimet e kuvendit. Neni 25 i statutit e parasheh që “secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm”. Duke marr parasysh faktin se kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, duke përfshirë edhe kryetarin e partisë, secilit kandidatë potencialë i nevojiten 178 vota përkrahëse për të hyrë në listën e kandidatëve për kryetar.
Por, në rast se kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për kryetar.
Në historinë e LDK-së, kjo është hera e parë që një kryetar jep dorëheqje. LDK-ja është themeluar më 1989 dhe që atëherë ka pasur tre kryetarë: Ibrahim Rugova (bashkëthemelues i partisë), Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE fton Kosovën që të mos i mbyllë qendrat serbe që ofrojë shërbime sociale

Ljutkov: Kemi pesë kandidatë për drejtor të Filarmonisë, do të zgjedhet ai i cili i plotëson të gjitha kushtet

Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me Kurtin

Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës