LAJMI I FUNDIT:

E kishin rrëmbyer 21 vite më parë nga një trafikant, momenti emocionues kur 29-vjeçari nga Kina ribashkohet me prindërit (Video)

E kishin rrëmbyer 21 vite më parë nga një trafikant, momenti emocionues kur 29-vjeçari nga Kina ribashkohet me prindërit (Video)

Kur Zhu Venbin (29-vjeç) ishte 8-vjeçar kur një burrë i panjohur i ishte afruar dhe i kishte ofruar një monedhë. Kjo ishte hera e fundit kur prindërit e kishin parë. Por, gjithçka ndryshoi gjatë javës së kaluar.

Zhu e kishin rrëmbyer në vitin 1998, dhe e kishin shitur e dërguar në një qytet rreth 800 kilometra larg vendlindjes së tij në Kinë. Jetonte me një familje tjetër dhe kishte ndërruar emrin në Zhang Hao, transmeton Telegrafi.


Atë ditë të kobshme, një burrë i panjohur i kishte ofruar një lloj monedhe dhe e kishte këshilluar që ta përcjellë. Në ndërkohë, prindërit e tij për asnjë moment nuk ishin ndalur duke e kërkuar.

E me ndihmën e analizave të ADN-së dhe të dhënave shtetërore për fëmijët e rrëmbyer, policia kanë shpresuar se do të mund t’ju ndihmojnë. E 21 vite më vonë një gjë e tillë edhe ndodhi.

Në dhjetor është konfirmuar, se ADN-ja e prindërve përshtatet me mostrën e marrë nga baza e të dhënave shtetërore për fëmijët e rrëmbyer. Mostra i takonte Zhang Hao që ka jetuar në provincën Hubbei, 1,1180 kilometra larg.

E gjatë javës së kaluar, policia ka bashkuar prindërit me djalin e tyre të humbur. Kur Zhu në fakt Zhang u shfaq, e ëma e njohu menjëherë dhe nga gëzimi filloi të qajë. Aty menjëherë filluan përqafimet dhe lotët u rridhnin të gjithëve që ishin prezent. E identiteti i familjes që e kishte blerë djalin nuk është zbuluar.

Autoritetet kineze kishin filluar hetimet në vitin 2009, me qëllim që të ndihmojnë prindërit që u ishin zhdukur fëmijët dhe me çdo kusht po i kërkonin. Megjithatë ende nuk dihet nuk i saktë i familjeve që janë ribashkuar me më të dashurit e tyre, edhe pse në Kinë brenda një viti zhduken rreth 200 mijë fëmijë dhe vetëm 0,1 (rreth 200) arrijnë t’i gjejnë dhe t’ua kthejnë familjarëve.

E gjatë muajit të kaluar politikani kinez Zhang Baojan, ka kërkuar dënim me vdekje për të gjithë ata që akuzohen për trafikim me njerëz e në veçanti me gra dhe fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori