E jashtëzakonshme: “makazze” shpallet “Lojtari më i mirë i turneut” në ESL Pro League

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur si “Lojtari më i mirë i turneut” në ESL Pro League.
“makazze” ishte i jashtëzakonshëm në finale të dielën ndaj Aurora, ku NaVi fitoi me rezultat 3-1 në mape.
Gjatë tërë turneut, “makazze” dhuroi paraqitje fenomenale dhe kësisoj me plot meritë e fitoi epitetin e “Lojtarit më të mirë të turneut”.
Kësisoj, ai bëhet lojtari i parë shqiptar që e fiton një çmim të tillë, si dhe i pari që ka fituar një trofe të nivelit më të lartë, pasi siç e dimë ESL Pro League është liga më e fortë në botë për CS2.
Pas trofeut, ylli i Kosovës deklaroi se është hera e parë që e fiton andaj po ndihet i emocionuar.
“Jam i emocionuar, është hera e parë. Po ndihem mirë, thjesht mirë”.
Let's hear from your #ESLProTour DHL MVP @makazzee 🙏@stunna spoke with him after receiving the trophy 🏆@DeutschePostDHL #ESLProLeague pic.twitter.com/tX5kOLnVLM
— ESL Counter-Strike (@ESLCS) March 15, 2026
NaVi arkëtoi 100 mijë dollarë përpos trofeut, ndërsa brenda një periudhe të shkurtër do të rikthehet në “aksion”, ndaj B8 për turneun tjetër – Blast Open Rotterdam./Telegrafi/





















































