LAJMI I FUNDIT:

E gjithë vëmendja është e drejtuar nga Vjena: Dihen dirigjenti dhe koha për ngjarjen më të suksesshme të muzikës klasike në botë

E gjithë vëmendja është e drejtuar nga Vjena: Dihen dirigjenti dhe koha për ngjarjen më të suksesshme të muzikës klasike në botë
Foto: Getty Images

Termini 1 janar, në orën 11:15 për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike të botës është rezervuar Koncerti tradicional vjenez i Vitit të Ri

Çdo vit në Sallën e artë të Musikverein-it Filharmonia e Vjenës organizon këtë ngjarje, transmeton Telegrafi.


Këtë herë nuk do të ketë një audiencë të brendshme për Koncertin e Vitit të Ri, dashamirët e muzikës klasike në të gjithë globin do të jenë akoma në gjendje ta përjetojnë atë – dhe të duartrokasin muzikantët – së bashku.

Shikuesit në më shumë se 90 vende, mund të regjistrohen në internet për të ndarë vlerësimin e tyre përmes pajisjeve elektronike.

Programi i koncertit të Vitit të Ri përfshin tradicionalisht kompozime të dinastisë Strauss dhe bashkëkohësve të tyre, interpretime kulmore të valseve, polkave dhe marshimeve.

Përveç muzikës ka edhe kërcime, nga balerinët e Operës së Shtetit, kryer në ambientet e brendshme dhe të jashtme të pallateve historike prestigjioze të Vjenës.

Po, dirigjenti? Ajo që është e sigurt është se do të ketë një koncert dhe se Riccardo Muti do të jetë pas pultit të dirigjentit për herë të gjashtë. /Telegrafi/