LAJMI I FUNDIT:

E gjithë bota në panik! Raketat bërthamore të Kim Jong-un nuk janë asgjë, krahasuar me antraksin që dyshohet se po e prodhon?

E gjithë bota në panik! Raketat bërthamore të Kim Jong-un nuk janë asgjë, krahasuar me antraksin që dyshohet se po e prodhon?

Shtetet e Bashkuara së fundmi i kanë vënë sanksione të reja Koresë së Veriut për shkak të programit të saj bërthamor. Megjithatë, në Korenë e Jugut frika vazhdon të jetë prezente për shkak të një arme më të rrezikshme dhe që është më e lirë të prodhohet – antraksi.

Raportohet se gjatë kësaj jave qeveria e Koresë së Jugut në krye me presidentin dhe zyrtarët e tjerë, janë vaksinuar kundër armëve biologjike, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i qeverisë ka deklaruar se Qendra koreane për kontroll dhe parandalimin e sëmundjeve, ka blerë 1 mijë doza të vaksinave kundër antraksit që do t’ua jep agjentëve që luftojnë kundër terrorizmit. Ato do t’ju jepen edhe civilëve në rast se i ekspozohen antraksit.


Këto vaksina kishin arritur në zyrat e Qendrës koreane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve gjatë nëntorit, kurse zëdhënësi i qeverisë ka deklaruar se ato ishin porositur nga administrata e kaluar.

Zyrtarë të Koresë së Jugut kanë bërë të ditur se nuk ekziston ndonjë plan konkret që banorët të vaksinohen. Por frika nga sulmi me antraks është ringjallur në kokat e banorëve të Koresë së Veriut, kur një ushtar i Koresë së Veriut që iku gjatë javës së kaluar në Korenë e Jugut, në trupin e tij janë gjetur antitrupa të antraksit, dëshmi kjo që bëri ekspertët të besojnë se ai ndoshta është vaksinuar apo i është ekspozuar antraksit.

Këto pretendime agjencitë e inteligjencës së Koresë së Jugut nuk kanë mundur t’i konfirmojnë. Megjithatë, është një dëshmi që lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është duke zhvilluar programin e armëve kimike dhe atyre biologjike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Kalo në kategori