LAJMI I FUNDIT:

E fuqishmja Anna Wintour mban vetëm një palë sandale – për 27 vjet

E fuqishmja Anna Wintour mban vetëm një palë sandale – për 27 vjet
profimedia

Në botën e paqëndrueshme të modës, fjala e saj është e fundit, kjo redaktore legjendare nuk e ka fshehur dashurinë e saj për pjesë të caktuara të modës për shumë vite, si dhe modelin e njohur bob të flokëve që ajo mban që kur ishte 14 vjeç

Një model interesant i një fustani me mëngë të gjata, të cilin e zbukuron ‘tie dye”, Wintour u bashkua me këpucët e saj të preferuara me ngjyrë lëkure (nudo).


Këto sandale i ka bartur që nga viti 1994, transmeton Telegrafi.

Është fjala për një model me firmën e stilistit të famshëm të këpucëve, Manolo Blahnik dhe, megjithëse ato kanë pësuar ndryshime të vogla në dizajn me kalimin e viteve, të preferuarat e Anna Wintourit janë ato më të ngjashme me origjinalin nga vitet ’90.

Sandalet e saj të preferuara kanë dy rripa të kryqëzuar që kalojnë përmes njëri-tjetrit, dhe kjo është pikërisht ajo që mbathi edhe këtë herë.

Çdo vit, redaktorja e famshme urdhëron disa pjesë të modeleve të preferuara që ndryshojnë pak në dizajn dhe thuhet se vijnë në disa nuanca të ngjyrës së lëkurës si mund t’i kombinonte ato në varësi të asaj se sa ishte e nxirë.

/Telegrafi/