LAJMI I FUNDIT:

A e dini se për çfarë shërben sirtari i tretë në makinën larëse?

A e dini se për çfarë shërben sirtari i tretë në makinën larëse?

Siç e dini makina e larjes kryesisht vjen me tre kuti apo ndarje për vendosjen e detergjenteve dhe të gjitha shërbejnë për funksione të ndryshme.

Mund të jeni mësuar të përdorni zakonisht të parin dhe të dytin, e rrallëherë apo edhe asnjëherë të tretin.

Por, a keni menduar ndonjëherë se cilin sirtar duhet ta përdorni? Rezulton se shumë njerëz nuk e dinë se çdo ndarje ka përdorimin e saj specifik.


Një krijuese e përmbajtjes në TikTok, që quhet Elle, shpjegoi përmes një postimi se për çfarë përdoret çdo ndarje.

Është e rëndësishme të dini se ato mund të duken ndryshe, dhe funksioni i tyre mund të varet gjithashtu edhe nga lloji i makinës larëse që përdorni, kështu sigurohuni të lexoni udhëzimet.

Së pari, zakonisht sirtari më i madh, është për detergjentin pluhur, në këtë kuti është në rregull të përdorni po ashtu edhe detergjent të lëngshëm.

Sirtari i dytë është për zbutësin e rrobave dhe zakonisht ka një vijë mbi të për të shpjeguar se sa duhet të mbushni.

Dhe sirtari i tretë është për ciklin e paralarjes, për gjëra të tilla sikurse për heqjen e njollave.

Opsioni i ciklit të paralarjes përdoret kur rrobat janë tepër të ndotura. Paralarja është një larje shtesë përpara larjes kryesore. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Tri situata në të cilat duhet të përdorni një pecetë në vend të një lecke, kanë të bëjnë me shëndetin

Tri situata në të cilat duhet të përdorni një pecetë në vend të një lecke, kanë të bëjnë me shëndetin

Bëje vet
Si të hiqni njollat e urinës nga dysheku?

Si të hiqni njollat e urinës nga dysheku?

Bëje vet
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Gigil – një fjalë e re për diçka jashtëzakonisht të ëmbël dhe e adhurueshme, e cila ka hyrë në Fjalorin e Oksfordit

Gigil – një fjalë e re për diçka jashtëzakonisht të ëmbël dhe e adhurueshme, e cila ka hyrë në Fjalorin e Oksfordit

Stil
Peshorja dhe Ujori mund të jenë të shkëlqyer së bashku, për sa kohë që bëjnë një gjë

Peshorja dhe Ujori mund të jenë të shkëlqyer së bashku, për sa kohë që bëjnë një gjë

Astrologji
Kalo në kategori