A e dini se çfarë kuptimi kanë numrat në valvulën e radiatorit?

Ata nuk duhet të ndalen në një numër
Ka numra në valvulë, kryesisht nga zero në pesë. Por a e dini saktësisht se çfarë do të thotë secili prej këtyre numrave në valvul?
Duke marrë parasysh rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes, është veçanërisht i rëndësishëm përdorimi i duhur i ngrohjes, por pak njerëz dinë të vendosin siç duhet temperaturën në radiatorë dhe çfarë nënkuptojnë shenjat në termostat, shkruan The Sun.
Ka numra në valvul, kryesisht nga zero në pesë. Por a e dini saktësisht se çfarë do të thotë secili prej këtyre numrave në valvul dhe si mund të kurseni shtesë nëse i përdorni ato siç duhet?
Çdo numër tregon një temperaturë specifike: hidrauliku dhe mjeshtri Martin Nichols zbuloi se këta numra në të vërtetë tregojnë se cila do të jetë temperatura e dhomës, jo sa “të nxehtë” janë radiatorët, transmeton Telegrafi.
Pra, çdo numër në valvul korrespondon me temperaturën e dhomës që do të arrijë:
0 = 0°C (i fikur)
✱ = 7°C (i njohur më mirë si flokë bore)
1 = 10°C
2 = 15°C
3 = 20°C
4 = 25°C
5 = 30°
Mos e vendosni valvulën në ‘pesë’: “Avantazhi kryesor i kësaj është se ju do të kurseni para vetëm nëse i përdorni siç duhet”, shpjegoi mjeshtri dhe këshilloi njerëzit që të vendosnin radiatorin e dyshemesë në 2 ose 3 në muajt e dimrit në një dhomë të ftohtë ku radiatori punon, lëreni të qetë dhe mos e rregulloni.
“Lëreni të bëjë punën e vet dhe të ngrohë dhomën në përputhje me rrethanat”, ka shpjeguar ai dhe i këshillon ata që s’janë të pranishëm në shtëpi që t’i lenë radiatorët në nivelin më të ulët, ose më mirë në “flokë bore” (*) për t’i ndezur shkurtimisht nëse temperatura bie nën shtatë gradë C.
Së fundi, këshilla e tij është të mos e vendosni valvulën në pesë, sepse kjo do të thotë se radiatori nuk do të ndalojë lëshimin e ujit të nxehtë derisa dhoma të arrijë 30 gradë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit