LAJMI I FUNDIT:

E diela me mot të vranët dhe me diell

E diela me mot të vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të jetë mot kryesisht i qetë me vranësira të pjesshme dhe rreze dielli.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.


“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njofitm. /Telegrafi/