Nëna e zemërthyer e Kobe Bryant, Pamela u pa për herë të parë që kur humbi djalin e saj 41 vjeçar dhe mbesën e saj 13-vjeçare Gigi në një aksident me helikopter që mori edhe shtatë jetë të tjera.
Pamela e mërzitur, 65 vjeçe, nuk kishte dalë nga shtëpia e saj në Las Vegas që nga tragjedia që tronditi botën e sportit të dielën e kaluar derisa ajo u pa duke vrapuar në mëngjes të premten.
Pamela la e vetme shtëpinë e saj duke u drejtuar për në “Ford Expedition”, shkruan DailyMail.
Ajo u pa më pas duke hyrë në një sallon bukurie, duke vendosur një shirit të bardhë në kokë, teksa ishte veshur me një fustan të zi dhe geta portokalli.
Babai i Kobe, 65-vjeçari në pension i NBA, Joe, i njohur me nofkën Jellybean, u pa jashtë shtëpisë së çiftit të hënën.
Në fillim të kësaj jave DailyMail.com mësoi se jeta e Pamelës dhe Joes është kthyer ‘kokë poshtë’ nga vdekja e djalit dhe mbesës së tyre.
Një fqinj, i cili kërkoi të mos emërohej, tha se familja është shumë e shokuar për të komentuar tragjedinë dhe po pikëllohen jashtë mase.
“Ata thjesht janë të shkatërruar, siç edhe mund ta imagjinoni”, tha fqinji, duke shtuar: “Është një moment privat, i tmerrshëm, të humbësh djalin dhe mbesën e madhe, është thjesht e tmerrshme…jeta e tyre u kthye përmbys”.
Fqinji tha se Joe dhe Pamela janë duke qëndruar ‘shumë afër’ me vajzat e tyre Sharia dhe Shaya (motrat e Kobe) që jetojnë në Las Vegas dhe familja është mbledhur së bashku, duke shtuar se: “Ata vetëm kanë nevojë për paqen e tyre, ka qenë diçka e tmerrshme ajo çfarë përjetuan”.
“Është një kohë e ndjeshme, madje as nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalojnë. Ata janë njerëz të bukur, të sjellshëm, të mirë”, shtoi fqinji në kushte anonimiteti.
Kobe pati një raport të keq me prindërit e tij, që buronin nga mosmiratimi i marrëdhënies së tij me gruan e tij të ardhshme Vanessa, si dhe kohën kur ata u përpoqën të shesin në ankand memorandumet e shkollës së mesme dhe dy unaza kampionale të Lakers nga viti 2000, pa pëlqimin e tij në vitin 2013.
Ylli i NBA-së ngriti padi kundër shtëpisë së ankandit.
Në një intervistë në vitin 2016, Kobe tha se ai nuk u kishte folur atyre në tre vjet, duke thënë: “Raportet tona nuk janë aspak të mira. Unë iu them: ‘Do t’ua blej një shtëpi shumë të mirë’ dhe përgjigja është: ‘Pse nuk është e mirë kjo?’ Dhe pastaj mi shesin gjërat e mia”.
Ish-trajneri i Kobe dhe shoku më i mirë i babait të tij Joe, Wayne Slappy, tha për DailyMail.com se familja e yllit të NBA po lufton që ta kalojnë gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen.
Trajneri 67-vjeçar i basketbollit, i cili ka qenë mik i ngushtë me Joe-n për dekada me radhë, tha se familja e Kobe ka mbetur bosh.
“A mund ta imagjinoni një vrimë të zezë? Është bosh, si e mbushni atë? Ata janë një familje e lidhur ngushtë. Ai ishte 41-vjeç, dhe pastaj vajza e tij vdes në një aksident me të gjithashtu”, tha Slappy.
Ai shtoi: “Ai u rrit me familjen e tij duke pasur dashur për njëri-tjetrin. Ai po bënte të njëjtën gjë që bëri i ati për të, për bijat e tij, në maksimumin e aftësisë së tij”.
Slappy tregoi gjithashtu se si Kobe përqafoi babanë e tij në një ndeshje të basketbollit së fundmi në Santa Barbara, duke bërë të ditur se familja tashmë kishte rregulluar raportet duke sqaruar mosmarrëveshjet e tyre të së kaluarës.
“Mbaj mend thjesht se isha me të në Santa Barbara dhe e pashë atë të përqafonte babanë e tij. Ju e dini se si e donin njëri-tjetrin nga mënyra se si shikonin njëri-tjetrin, si buzëqeshnin”, tha ai.
“Familja e secilit ka çështje, mosmarrëveshje këtu dhe atje. Shërimi vjen, por ky shërim do të jetë i vështirë sepse ai nuk është këtu”.
Slappy tha se përkundër ndarjeve të thella midis Kobe dhe prindërve të tij më herët në jetën e ish-yllit të Lakers, lidhja e tyre familjare mbeti e fortë, dhe vajza e tij e ndjerë Gigi ishte e afërt me gjyshin e saj Joe.
Kobe la pas gruan Vanessën, vajzat Natalia, 17 vjeçe, Bianka, tre, dhe vajzën shtatë muajshe Capri, dhe prindërit dhe motrat e tij Sharia dhe Shaya.
Babai dhe vajza ishin lutur së bashku në meshën katolike në kishën e tyre lokale disa orë para se të dy të vdisnin në rrëzimin tragjik të helikopterit, zbuloi DailyMail.com.
Ata më pas u larguan nga kisha dhe shumë shpejt pas kësaj hipën në helikopterin ‘S-76 Sikorsky’ të pilotuar nga Ara Zobyan i cili po i dërgonte ata në Akademinë Mamba për ushtrimet e basketbollit që do të kryente Gigi.
Helikopteri u rrëzua në një kodër afër Calabasas rreth orës 9:30 të mëngjesit, zjarrfikësit u përgjigjën në një telefonatë të 911 në orën 9:47 të mëngjesit. Nëntë njerëz u zhdukën në bord.
Është zbuluar këtë javë që piloti Ara Zobayan, edhe pse ishte i licencuar për fluturim, ai nuk kishte autoritet ligjor që fluturimi specifik të fluturonte në kushte që do t’i kërkonin atij të përdorte vetëm instrumentet e kabinës.
Firma “Island Express Helicopters”, që zotëronte helikopterin ‘Sikorsky S-76B’ që u rrëzua në Kaliforni të dielën, u certifikua vetëm për të vepruar sipas rregullave vizuale të fluturimit, që do të thotë që pilotët duhet të ishin në gjendje të shihnin qartë jashtë aeroplanit gjatë ditës.
Zobayan nuk kishte autoritet ligjor për atë fluturim specifik sepse kompania nuk kishte certifikimin e nevojshëm të Administratës Federale të Aviacionit, thanë burimet për New York Times.
Kompania ka zbuluar se që prej rastit, ata po tregojnë kujdes të shtuar te të gjitha fluturimet në vazhdën e rrëzimit shkatërrues.
Helikopteri ishte mbi re kur hyri në një zbritje të papritur dhe të tmerrshme prej 1.200 metrash që zgjati gati një minutë. U përplas në një kodër të mbuluar me mjegull, duke shpërndarë mbetjet në një distancë prej më shumë se 500 metrash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Kanye West dhe Bianca Censori shfaqen së bashku mes thashethemeve për divorc

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës