LAJMI I FUNDIT:

E dërgoi nënën në klinikën “vetëvrasëse” në Zvicër, ndërron jetë e bija

E dërgoi nënën në klinikën “vetëvrasëse” në Zvicër, ndërron jetë e bija

Një grua britanike që e dërgoi nënën e saj në një klinikë vetëvrasëse zvicerane përfundoi duke vdekur pa i thënë lamtumirën e saj të fundit asaj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 58-vjeçarja kishte planifikuar të ishte me nënën e saj të sëmurë rëndë, 95 vjeçe, e cila kishte kancer dhe donte t’i jepte fund vuajtjes së saj në klinikën Dignitas.

Por planet e tyre “dështuan” kur vajza u sëmur me dhimbje koke dhe të vjella në klinikë.


Ndërsa ajo ishte duke u transferuar me një helikopter, nënës së saj të moshuar iu dha një koktej vdekjeprurës siç ishte planifikuar. Vajza vdiq ditën tjetër.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në vitin 2016, por vetëm kohët e fundit është raportuar në Zvicër.

Mediat vendase njoftuan se mjeku i cili ishte thirrur për të trajtuar 58-vjeçaren e paidentifikuar, gabimisht besonte se ishte thjesht e mërzitur me faktin se nëna e saj ishte gati të vdiste dhe kishte marrë shumë tableta për dhimbje koke. /Telegrafi/