E dashura e Liam Payne fotografohet për herë të parë në publik që nga vdekja e tij

E dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, është fotografuar në publik për herë të parë që nga vdekja e tij.
Ajo u pa para një dyqani në Wellington, Florida, ku po blinte ushqim për qen.
Duke e analizuar nga fotografitë, Kate ishte në humor shumë të keq.
Kate ishte në Argjentinë me Liam të ftuar në koncertin e Niall Horan dhe vetëm pak ditë para vdekjes së tij, ajo u kthye në Miami.
Ajo postoi një video në TikTok pas kthimit të saj dhe tha se mezi priste të kthehej.
"Unë e dua Amerikën e Jugut, por nuk më pëlqen të jem në një vend për një kohë të gjatë. Ne duhej të ishim në Argjentinë për pesë ditë, por u kthyen në dy javë dhe ndjeva se duhet të shkoja në shtëpi”, tha ajo në video.
@kateecass pre wedding festivities i love this trend @Liam Payne
Dy ditë pas publikimit të videos së saj, i dashuri i saj Liam Payne u gjet i vdekur.
Pas vdekjes, Kate i dedikoi atij një postim emocionues në Instagram, ku ka shprehur dhimbjen dhe momentet e vështira që po përjeton. /Telegrafi/

























































