E dashura e përfolur e Klodit nuk i reziston hitit të Londrimit: Edhe pse nuk jam shqiptare, kjo këngë më ka ngelur në kokë

E dashura e përfolur e Klodian Mihajt, Alice Maselli, ka “trazuar” rrjetin me një postim të fundit në TikTok.
Bukuroshja italiane ka publikuar një video ku shfaqet duke dëgjuar këngën hit “Prek” të Londrim Mekaj, fituesit të Big Brother VIP Kosova.
Kënga duket se është pëlqyer shumë nga Alice, gjë që reflektohet jo vetëm në videon e publikuar, por edhe në mbishkrimin që ajo ka zgjedhur të vendosë.
@alice_maselli Al di là di tutto a me questa canzone è rimasta in testa anche se non sono Albanese AHAHAHHA 😂🔥 @Londrim ♬ original sound - Music & TV Albania
“Pavarësisht të gjithave për mua, kjo këngë më është fiksuar në kokë, edhe pse nuk jam shqiptare”, ka shkruar ajo.
Përveç kësaj, Alice ka marrë shumë dashuri nga audienca shqiptare, me ndjekës të shumtë që e komplimentojnë vazhdimisht në postimet e saj në TikTok.
Vëmendja ndaj saj u rrit ndjeshëm në momentin kur u zbulua se ajo është partnerja misterioze e finalistit Klodi. Madje, ajo ka qenë e pranishme në Prishtinë gjatë natës së madhe finale të këtij edicioni.
Megjithatë, së fundmi kanë qarkulluar edhe disa spekulime rreth marrëdhënies së tyre.




























































