Bota e bukurisë ka mbretëreshën e re. Emri i saj është Stephanie Del Valle dhe vjen nga Porto Riko.

Ajo mori kurorën e ‘Miss Bota 2016’ në edicionin e 66-të të kësaj gare, duke lënë pas vetes konkurrentet nga Republika Dominikane dhe Indonezia, të cilat u shpallën përcjellësja e parë, respektivisht e dytë.


della

Studentja 19-vjeçare flet spanjisht, anglisht dhe frëngjisht, ndërsa shpreson që ky triumf t’ia hapë rrugët në botën e shoubizit.

Kurorën ia dorëzoi më e bukura e vitit të kaluar, spanjollja Mireia Lalaguna, njofton Telegrafi.

reagimi

Në momentin e pranimit të kurorës, Stephanie deklaroi se ishte “një nder dhe një përgjegjësi e madhe” që ta përfaqësonte vendin e saj.

miss

Ajo bëhet bukuroshja e dytë që shpallet ‘Miss Bota’ nga Porto Riko, pasi në vitin 1975 këtë epitet e fitoi Wilnelia Merced. /Telegrafi/