LAJMI I FUNDIT:

E bija e Xhemajl Mustafës: Prokuroria duhet të hetojë SHIK-un për vrasjen e babait

E bija e Xhemajl Mustafës: Prokuroria duhet të hetojë SHIK-un për vrasjen e babait

Sot është përkujtuar Xhemajl Mustafa në 18 vjetorin e vrasjes së veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafa.

Homazhe për nder të vrasjes së Mustafës, janë bërë tek varri në vendlindjen e tij në fshatin Gllamnik të Podujevës.


E pakënaqur pse nuk janë zbuluar vrasësit e babait të saj është shprehur e bija e Xhemajl Mustafës, Beriana.

Sipas saj, drejtësia nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e këtij rasti.

Mustafa, thekson se politika është ajo që e pengon zbardhjen e këtyre rasteve, duke thënë se Prokuroria e Kosovës duhet të hetojë Shërbimin Informativ të Kosovës dhe gjithë strukturën politike që dinë për këto vrasje.

“Është dështim total i organeve të drejtësisë  mos me mbrri varg rasteve të vrasjeve drejtuar kryesisht aktivistëve të LDK-së mos zbulu asnjë i vetëm. Politika është ajo që po ndërhynë në këtë situatë… vetëm politikës duhet me iu drejtu… Prokuroria e Shtetit është ajo që duhet me hetu prej Shërbimit Informativ të Kosovës e krejt komplet strukturën politike të Kosovës që fol se dinë për këto vrasje”, tha Mustafa.

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, u shpreh se duhet vazhdimisht të bëjnë presion organeve të drejtësisë që ky rast të zgjidhet.

Veliu shtoi se askush nuk mund të jetë i qetë deri sa ky rast mos të zbardhet.

“Kujtojmë Xhemail Mustafën, ta përkujtojmë punën dhe veprën e tij, sepse është njëri ndër kontribuuesit më të mëdhenj për LDK-në dhe Kosovën. Fatkeqësisht dhe në këtë përvjetor, ne duhet të kërkojmë nga organet e drejtësisë që sa më shpejt të zbardhet rasti, sepse ne nuk po mund të jemi të qetë deri sa drejtësia ta thotë fjalën e vet. Në çdo përvjetor ne duam të kërkojmë një gjë ta tillë. Përfundimisht është mirë që organet e drejtësisë, shteti të veproj në këtë rast. Të zbardhet jo vetëm ky, por dhe raste të tjera që e kanë goditur LDK-në”, tha Veliu.

Kurse, djali i Xhemail Mustafës, Besiani që njëkohësisht është dhe zëdhënësi i LDK-së, është shprehur se në mënyrë që të çlirohemi nga krimi, këto vrasje politike duet të zbardhen sa më shpejt.

“Pa u zbardhur rasti i  vrasjes së babit tim dhe gjithë atyre aktivistëve  dhe liderëve të tjerë të LDK-së, nuk do të ketë drejtësi vetëm për familjen tonë, por nuk do të ketë drejtësi as për tërë popullin e Kosovës, sepse fati i këtyre liderëve dhe fati i popullit të Kosovës janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Prandaj për të pasur drejtësi për popullin e Kosovës, për të pas drejtësi, rend dhe ligj për tërë Kosovën duhet fillimisht të ketë drejtësi për këto vrasje që ndodhën pas luftës, gjatë luftës… gjitha këto vrasje me karakter politik duhet të zbardhen sa më parë që të çlirohemi nga krimi”, tha Mustafa.

Xhemail Mustafa ka qenë njëri ndër veprimtarët e parë të LDK-së, bashkëpunëtor shumë i afërt me presidentin Rugova.

Familjarët dhe aktivistë të LDK-së gjithmonë kanë deklaruar se kjo vrasje dhe vrasje tjera të veprimtarëve të tyre janë bërë për qëllime politike. /KP/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori