LAJMI I FUNDIT:

E bija e Enver Malokut: Kosova po bëhet, por larg ëndrrave të babait tim

E bija e Enver Malokut: Kosova po bëhet, por larg ëndrrave të babait tim

Në 20 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar akademi përkujtimore në nder të veprës së tij.

Anëtarë të kësaj partie kanë kujtuar ditën e vrasjes së veprimtarit, duke e quajtur atë si heshtje të gazetarisë.


Ende e ka të freskët, kohën kur ia vranë  babanë para syve të saj dhe vëllezërve. E sot, Doruntinë Maloku, e bija e Enver Malokut, pas 20 viteve të vrasjes së tij, e kujton me mall, duke kërkuar drejtësi për babanë e saj.

“Sot 20 vjet kur është vrarë babai në sytë tanë, Albanoni ishte 10 vjeçar, sot ai është 30 vjeç. Andini, vëllai im i madh, i cili atëherë ishte shumë i vogël, kishte 11 vjet, ndërsa sot është 31 vjeç. Unë që isha 16 vjeçare tash kam pothuajse moshën e mamit tim kur mbeti e ve. Babai im i ka dy nipa dhe një mbesë. Pra, fëmijët e vegjël janë rritur, po rriten edhe nipat dhe po ashtu mbesa e Enverit e cila ka moshën e shtetësisë së Kosovës. Kosova gjithashtu po bëhet, por larg ëndrrave të Enverit. Larg, sepse drejtësia nuk po bëhet as për babin, as për axhin Xhemë, as për Tahirin, as për Smajlin, Shabanin e shumë e shumë të tjerë”, ka thënë e bija e Enver Malokut.

Maloku ka thënë se kanë nevojë të dinë të vërtetën e vrasjes së babait të saj, në mënyrë që të flenë të qetë, raporton KP.

Ndërkaq, vrasjen e Enver Malokut, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, e ka quajtur mesazh të heshtjes së gazetarisë.

“Mesazhi ishte shumë i qartë, kërkohej heshtja e Malokut, heshtje e gazetarisë, dhe guximit për shprehje të lirë në Kosovë. Me meritën e Malokut dhe të kolegëve të tij, fjala u shqiptua guximshëm e pa cenueshëm. Dhe institucioni që drejtoi ai  punoi si kurrë më parë në punë të informimit të opinionit të brendshëm dhe të jashtëm në kohë të okupimit të egër dhe luftës së ashpër. Vrasja e Enver Malokut ishte vepër e qarqeve antishqiptare, të cilat kishim për qëllim të pengonin informimin në gjuhën shqipe  si dhe procesin për realizimin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës”, tha Veliu.

20 vite pas vrasjes, nënkryetari i kësaj partie, po ashtu ka kërkuar drejtësi për këtë rast.

Me një minutë heshtje e filloi fjalimin e tij akademiku, Sabri Hamiti. Ai tha se për 20 vjet  ka qenë ndër publicistët më të njohur të Kosovës. Ka kujtuar po ashtu ditën e vrasjes së tij.

“Kur e vranë Enver Malokun në Breg të Diellit në Prishtinë, më 11 janar 1999 në prag të derës, para gruas e fëmijëve unë vet i shtrirë në tokë në Dardani duke mbijetuar atentatin, atëherë nga zemra më doli fjala, u zu dielli në Breg të Diellit në Prishtinë. Thuhet që krimi nuk vjetrohet, mirëpo nëse krimi nuk gjykohet, krimi mund të rinohet, sepse krimineli nuk ka mëshirë por ka urrejtje për viktimën e vet. Krimi nuk mund të hetohet as të gjykohet nëse nuk funksion drejtësia e pavarur”, tha Hamiti.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori