Nemanja Petkoviq dhe Jellena Gjogoviq akuzohen nga Prokuroria e Mitrovicës për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë në tentativë.
Në seancën e shqyrtimit fillestar në Gjykatën e Mitrovicës, pas leximit të akuzës nga ana e prokurorit Njazi Rexha të akuzuarit janë deklaruar se nuk e ndiejnë veten fajtorë për këtë vepër penale.
Sipas akuzës Nemanja Petkoviq dhe Jellena Gjogoviq pasi që kishin bërë një marrëveshje paraprake me qëllime hakmarrëse në korrik të vitit 2012 në Zveçan kishin filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj të dëmtuarit Kersto Millentijeviq.
E akuzuara Jellena, kishte qenë paraprakisht në lidhje dashurie me Lubisha Millentijeviq, djali i tani të dëmtuarit Kersto Millentijeviq, ndërsa pas ndarjes me të lartcekurin për qëllime hakmarrëse siç thuhet në aktakuzë duke vepruar dhunshëm dhe mizorisht ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, ajo dhe i pandehuri tjetër Nemanja Petkoviq.
Ngjarja kishte ndodhur pasi që e akuzuara Jellena dhe i akuzuari Petkoviq me veturë kishin shkuar te banesa e Lubisha Millentijeviq ( djali i të dëmtuarit Kersto Millentijeviq).
E pandehura Jellena pasi kishte arritur te banesa, fillimisht i kishte rënë ziles e pastaj kishte trokitur në derën e banesës, të cilën e kishte hapë i dëmtuari Kersto Millentijeviq.
E pandehura e kishte kërkuar Lubishen, ndërsa pasi i dëmtuari Kersto e qorton se pse kishte shkuar në orët e vona, e akuzuara Jellena fillon të fjaloset me të njëjtin, ndërkohë largohet nga ndërtesa.
I dëmtuari për ta njohur i kishte shkuar pas, por me të ndalur në shkallët e ndërtesës, i pandehuri Nemanja Petkoviq del nga pishat ku ishte fshehur më parë dhe me shufër metalike godet të dëmtuarin në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë shqyese, thuhet në akuzë.
Pas kësaj të akuzuarit me veturën të cilën e ngiste e akuzuara Jellena Gjogoviq se bashku me të akuzuarin Nemanja Petkoviq largohen nga vendi i ngjarjes.
Me këtë akuzohen se kanë kryer veprën vrasje e rëndë në tentativë.
Ndërsa sot në gjykatën e Mitrovicës, ka filluar gjykimi ndaj dy të lartcekurve.
Të njëjti pas leximit të akuzës u deklaruan së nuk e ndiejnë vetën fajtorë për veprën me të cilën akuzohen.
Prezent në seancë ishte prokurori i shtetit Njazi Rexha, dy mbrojtësit e të pandehurit Nemanja Petkoviq, avokatët Miro dhe Millosh Deleviq si dhe mbrojtësi i të pandehurës Jellena Gjogoviq, avokati Musa Damati.
Pas mos pranimit të fajësisë gjyqtarit i rastit Burim Ademi, ka njoftuar palët se shqyrtimi i dytë nuk do të mbahet, ndërsa për kundërshtimet nëse do të ketë palët kanë të drejtë t`i paraqesin në afat prej 30 ditëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk