LAJMI I FUNDIT:

Dyvjeçari bie në pishinë, të rriturit që ishin afër as që e vërejtën për disa sekonda – në momentet e fundit e shpëtuan dy infermiere

Dyvjeçari bie në pishinë, të rriturit që ishin afër as që e vërejtën për disa sekonda – në momentet e fundit e shpëtuan dy infermiere

Policia amerikane në Michigan ka publikuar një video rrëqethëse, ku shihet se si një dyvjeçar për pak sa nuk e humb jetën në pishinën e një hoteli në Livonia.

Në ato momente në pishinë gjendeshin dhjetëra të rritur dhe fëmijë. Ndërkaq, vogëlushi Kenvonte Thompson kishte shkuar me familjen e tij për të festuar 9-vjetorin e lindjes së motrës së tij, transmeton Telegrafi.

Megjithatë në një moment ai rrëshqiti dhe përfundoi në pishinë ku po argëtoheshin fëmijët. Ai nuk arriti të qëndrojë mbi ujë dhe askush nuk e kishte vërejtur për disa sekonda, derisa një vajzë e pa se dikush po qëndronte në fund të pishinës dhe menjëherë alarmoi prindërit.


Aty menjëherë u fut në ujë një grua që filloi të bërtet “ju lutem telefonin ndihmës së shpejtë”, e dy infermiere që kishin dëgjuar britmat kanë arritur ta rikthejnë në jetë vogëlushin.

Ai është dërguar me urgjencë në spital për tretman të mëtutjeshëm. E policia ka paralajmëruar prindërit të jenë më të kujdesshëm, dhe t’i vëzhgojnë më shumë lëvizjet e fëmijëve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Kalo në kategori