LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari për vrasjen në AKI dërgohet në kontrolle psikiatrike

I dyshuari për vrasjen në AKI dërgohet në kontrolle psikiatrike

Valon Ibërdemaj, i dyshuar për vrasjen e punëtorit të AKI-së Isa Sejdiu, është dërguar për disa kontrolle në psikiatri.

Këtë e ka konfirmuar Skender Musa avokat i familjes së të ndjerit Isa Sejdiu, derisa ka dhënë dhe disa detaje të tjera rreth këtij rasti

”Po është e vërtetë. Atë e kanë dërguar në psikiatri për kontroll. Ne kërkojnë nga mjekët që në  mënyrë etike të mundshme ta kryejnë këtë punë”, tha avokati Musa, për Klan Kosova.


Më tej avokati Musa ka theksuar se pala e dëmtuar do të dergojë në institucione përkatese çdo informacion nëse persona të caktuar tentojnë devijimin e akteve apo informatave.

Kjo sipas tij ngase ”i dyshuari në fjalë asnjëhere nuk ka shfaqur probleme psiqike sa ka punuar në AKI”, njofton Klan Kosova.

Isa Sejdiu ishte punonjës në bufenë e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, por 37 vjeçari nga Vushtrria mbeti pa shenja jete mëngjesin e 4 shtatorit, ngase punëtori i sigurimit të brendshëm në AKI, gjuajti me armë drej tij.

E gjithë ngjarja ndodhi brenda objektit të AKI-së, institucioni ky me sigurinë më të lartë në vend, e që është përgjegjëse edhe për sigurinë nëpër institucionet e tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori