LAJMI I FUNDIT:

I dyshuar për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, arrestohet në Vjenë Kasandër Noga

I dyshuar për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, arrestohet në Vjenë Kasandër Noga

Kasandër Noga është arrestuar në Vjenë ditën e djeshme pasi akuzohet për plagosjen e Erion Hasanbelliut në Bruksel mbrëmjen e së shtunës.

Sipas autoriteteve belge, 45-vjeçari shqiptar qëlloi disa herë Hasanbelliun më 11 qershor në një rrugë të hapur të Brukselit, e më pas u larguan nga vendngjarja. Policia belge e shpalli në kërkim në të gjithë Evropën.


Pas hetimeve dhe vëzhgimeve intensive, hetuesit arritën të arrestojnë autorin e dyshuar para një pallati në lagjen Donaustadt në Vjenë rreth orës 09:15 të së hënës. Në momentin e arrestit shtetasi shqiptar është habitur dhe nuk ka bërë asnjë rezistencë.

Hakmarrja

Në vitin 2000, kur Kasander Noga, i veshur si polic, hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar derën e reanimacionit ku ndodheshin te shtruar Aqif Hasanbelliu dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend.

Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në 2002, në Belgjikë.

Ai dyshohet për pesë vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastrito Gropa dhe Edison Meminajt. Por pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.

Kush është Erion Hasanbelliu?

43-vjeçari Erion Hasanbelliu i njohur edhe si Mikel Rakipllari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol, pasi ai bashkë me vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan.

Sipas informacioneve, vëllai i Erionit, Geron Hasanbelliu është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, ku ky i fundit dyshohet se ka lidhje të forta me botën e errët të krimit.

Ai gjithashtu është përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale si atentati ndaj Sokol Çapjas dhe Bledar Muçës.

Shërbimet e policisë janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës, teksa dëshmitarët raportuan për një sërë të shtënash në qendër të kryeqytetit belg, në lagjen “Place De Brouckère”. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori