LAJMI I FUNDIT:

Dyshonte se po i rrihte fëmijën, gruaja sulmon mësuesen në Pejë

Dyshonte se po i rrihte fëmijën, gruaja sulmon mësuesen në Pejë

Një mësuese u sulmua fizikisht nga një prind, pasi që dyshonte se po ia rrahtë fëmijën e saj. Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Gllavaqicë të Pejës, ndërkaq, e dyshuara tash është liruar në procedurë rregullt.

Një mësuese në shkollën fillore “Zef Serembe” të fshatit Gllaviqicë të Komunës  së Pejës është sulmuar nga një grua. Siç mëson RTV Dukagjini, nëna e kishte sulmuar mësuesen, pasi që fëmija i saj ishte ankuar për mësuesen.

Mësuesja nuk ka pranuar të flas, por drejtori i shkollës, ka mohuar se mësuesja ka pas sjellje të padenjë ndaj nxënësit.


“Ka ardhur një prind e gjinisë femërore në shkollë e cila ka pasur një mosmarrëveshje të vogël me mësuesen. Fatmirësisht nuk ka pasur goditje apo fërkim por vetëm tentativë. Gjithçka ka kaluar në mënyrën më të mirë, nuk ka ardhur te më e keqja”, thotë drejtori Beqir Sadiku, përcjell Telegrafi.

Ky rast, solli edhe reagimin e policisë.

“Rasti është raportuar në polici. Ata kanë ardhur duke marrë deklaratat e mësueses e më pas kanë thirrur edhe prindin dhe rasti ka kaluar pa probleme”, shton më tej Beqir Sadiku.

RTV Dukagjini mëson se e dyshuara, është liruar në procedurë të rregullt, pasi që paraprakisht u shoqërua në polici. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori