LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se punonjësit morën pjesë në sulmet e Hamasit, shumë vende pezullojnë fondet për një agjenci të OKB-së për palestinezët

Dyshohet se punonjësit morën pjesë në sulmet e Hamasit, shumë vende pezullojnë fondet për një agjenci të OKB-së për palestinezët

Mbretëria e Bashkuar, Australia, Italia dhe Kanadaja janë bërë vendet e fundit që kanë ndërprerë fondet për agjencinë e Kombeve të Bashkuara për palestinezët, UNRWA.

Kjo vjen pasi agjencia njoftoi shkarkimin e disa prej stafit të saj mbi akuzat për përfshirje në sulmet e Hamasit të 7 tetorit.

UNRWA thotë se ka urdhëruar një hetim mbi informacionin e dhënë nga Izraeli, raporton bbc.


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se ishte “i tmerruar nga ky lajm”.

Shkon në mbi 26 mijë numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori
Lexo po ashtu Shkon në mbi 26 mijë numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori

“Mbretëria e Bashkuar është e tmerruar nga pretendimet se stafi i UNRWA-s ishte i përfshirë në sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit, një akt i terrorizmit që e ka dënuar vazhdimisht qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”, shkruante në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

“Mbretëria e Bashkuar po ndalon përkohësisht çdo financim të ardhshëm të UNWRA ndërsa ne i shqyrtojmë këto pretendime në lidhje me pretendimet”, shtoi ai.

Më herët, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ka pezulluar fondet shtesë për agjencinë, duke thënë se ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar” nga pretendimet për përfshirjen e stafit të OKB-së në sulme.

Bashkimi Evropian gjithashtu tha se do të vlerësojë hapat e mëtejshëm “bazuar në rezultatin e hetimit të plotë dhe gjithëpërfshirës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Botë
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Evropa
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Kalo në kategori