Dyshohet se keqpërdorën të dhënat bankare të disa qytetarëve, arrestohen dy persona në Gjilan

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë keqpërdorur të dhënat bankare të disa qytetarëve, me qëllime të përfitimeve materiale të kundërligjshme.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në muajin shtator 2025, në Gjilan.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit dy të dyshuari janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave bankare apo krediti”.
“Gjilan / Shtator 2025 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kanë keqpërdorur të dhënat bankare të disa qytetarëve, me qëllime të përfitimeve materiale të kundërligjshme. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

















































