Një person dyshohet se është plagosur me një mjet të mprehtë në Rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Rastin e kanë konfirmuar për Klan Kosova qytetarë që ishin në vendin e ngjarjes.


Sipas dëshmitarëve të plagosurit i është dhënë ndihma e parë nga zyrtarët policorë, të cilët kanë arritur shpejt në vendin e ngjarjes.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për të marrë informata lidhur me këtë rast, por ende nuk ka ndonjë informatë zyrtare. /Telegrafi/