LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se Dmitri Utkin, themeluesi i Wagner – humbi jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Moskë

Dyshohet se Dmitri Utkin, themeluesi i Wagner – humbi jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Moskë

Në aeroplanin që është rrëzuar në veriperëndim të Moskës rreth orës 18:00 të mërkurën, ka qenë edhe themeluesi i grupit mercenar Wagner, Dmitri Utkin, kështu të paktën pretendojnë autoritetet ruse të sigurisë.

Utkin ishte në listën e pasagjerëve sikurse edhe Yevgeny Prigozhin. Zyra e Aviacionit në Rusi ka “konfirmuar” se Prigozhin dhe Uktin kanë humbur jetën, transmeton Telegrafi.


Autoritetet ruse kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat e aeroplanit tetë trupa të pajetë nga dhjetë sa ishin në fluturake.

Në anën tjetër është bërë e ditur se aeroplanit i rrëzuar ishte në pronësi të Prigozhinit.

Mediat ruse pretendojnë se telefoni i Prigozhinit është gjetur në vendin ku është rrëzuar aeroplani
Lexo po ashtu Mediat ruse pretendojnë se telefoni i Prigozhinit është gjetur në vendin ku është rrëzuar aeroplani

Një kanal në Telegram që ka lidhje të afërta me Wagner, ka bërë thirrje për kujdes pas raportimeve se Prigozhin dhe Uktin kanë humbur jetën.

“Në këto momente duhet pasur parasysh, se askush, përveç njerëzve që i kanë parë personalisht Prigozhinin dhe Utkinin duke hyrë në aeroplan – nuk ka ndonjë informacion tjetër”, u tha në kanalin Grey Zone.

Dmitri Utkin është themeluesi i Wagner dhe oficer i inteligjencës ruse i njohur për tatuazhet e simboleve naziste. Ai është themeluesi dhe komandanti i përgjithshëm brenda Wagner-it.

Lufta për pushtet midis Prigozhin-it dhe Kremlinit i tensionoi marrëdhëniet e tyre. Utkin ishte në qendër të këtij konflikti dhe Prigozhin akuzoi Ministrinë ruse të Mbrojtjes, se kishte mashtruar presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me aktivitetet e Wagner.

Luftëtarët e Wagner-it, përfshirë Utkinin, janë përballur me akuza të shumta për shkelje të të drejtave të njeriut dhe taktika brutale në luftimet në Ukrainë, Siri, Libi dhe vende të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Kalo në kategori