Dyshohet se afaristi Sead Koçan ka ikur nga Maqedonia

Sipas Tv Telma, afaristi Sead Koçan, ndaj të cilit Gjykata Penale ka lëshuar fletarrest dhe kërkohet nga policia, mbrëmë e ka lëshuar Maqedoninë.
Ai është i dyshuari kryesor në lëndën ''Trust'' të PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Koçan akuzohet se ka falsifikuar dokumentacione të firmës së tij ''Transmet'' për të fituar tenderë milionësh nga SHA Elem.
Vlera e përgjithshme e përfituar konsiderohet në mbi 17 milionë euro./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































