I dyshuari me inicialet K.E kishte goditur bashkëshorten e tij të hënën duke i shkaktuar lëndime trupore në Lipjan.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


“Vrasje e rëndë në tentativë, mospërfillje e gjykatës. Lipjan 24.11.2025 – 08:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, kishte goditur bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Njësia policore ka arrit të lokalizojë dhe të arrestojë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/