RTV Dukagjini publikon fotografitë që Habib Zogaj i ka mbledhur, e që tregon për krimet që ushtarët serb kishin bërë. Dëshmitë tregojnë për vrasje të njerëzve, dhunimin e grave dhe më pas djegien e trupave të tyre. Për këto, Zogaj është i gatshëm që të bashkëpunoj me drejtësinë.
Këto fotografi që u realizuan në majë të 1999, në luftë e Kosovës, janë vetëm disa dëshmi për krimet serbe që kryen në Kosovë.
Masakrën e Burimit dhe e Turjakës në Malishevë nga afër e ka filmuar reporteri i luftës në Radio Kosova e Lirë në atë kohë, Habib Zogaj. Mbi 100 fotografi të shkrepura nuk u kërkuan asnjë herë nga ndonjë gjykatë qoftë vendore apo ndërkombëtare si dëshmi për krimet serbe ndaj civilëve shqiptar.
“Nxënësi i klasës së tetë të shkollës fillore Valon Morina ishte ndarë dhe policët serbë kishin kërkuar para që të lirohet djali. Familje jep të gjitha paratë që dispononte, por ata nuk e lëshojnë djalin. Babai thotë lironi djalin po vij unë në vend të tij. Serbët i marrin te dy dhe i ekzekutojnë”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Habib Zogaj.
Në këtë fotografin ku shihen disa ushtarë serb jo shumë larg nga vendi ku ishin kryer masakrat, Zogaj thotë se janë shkrepur nga vet ushtarët serb.
“Filmi është gjetur në familjen e Hysni Ramadan Zogajt. Hysniu pas luftës kur është kthyer me familjen në shtëpi ka hasur në diçka të dyshime që ka dyshuar se është bombë. I ka nxjerrë familjen jashtë dhe ka arritur ta nxjerrë filmin me një tel nga kutia. Fotografitë janë bërë nga vet duart e serbëve ku marrin poza me tre gishta, me armatim e maska”, tregon më tej Habib Zogaj.
E në shtëpinë e Hysni Zogajt ku u gjet shiriti fotografik, familjarët panë edhe gjurmë të tjera.
“Shtëpia ka qenë tërësisht e djegur. Në oborr kemi gjetur disa tavolina ku ka qëndruar ata [ushtarët e policët serb] dhe e kanë përdoruar si një lloj shtabi të tyre. Në korridor e kemi gjetur një lloj filmi i vendosur në prizë. Në bodrum kemi gjetur shumë rroba femrash”, rrëfen Leutrim Zogaj.
Për ti fshehur dhunën që i bënë femrave shqiptare, i dogjën trupat e tyre pas dhunimit.
“Janë edhe katër trupa njerëzish të karbonizuar. Në vendin e varrimit të masakrës së Burimit mes Ostrozubit dhe Dragobilit ka varreza me shifrat N.N. si të panjohura. Këta trupa të karbonizuar, gjasat janë të qind për qindta se janë trupa femrash të dhunuara, masakruara e të karbonizuara për t’i humbur gjurmët tjera”, tha më tej Habib Zogaj.
Zogaj u shpreh se është i gatshëm që për të gjitha këto fotografi dhe rrëfimet nga vendi i ngjarjes, të bashkëpunoj me autoritetet e drejtësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës