LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për inskenim aksidentesh, një person i përfshirë në 29 aksidente brenda dy viteve

Dyshime për inskenim aksidentesh, një person i përfshirë në 29 aksidente brenda dy viteve
Foto: Arkiv

Në 29 aksidente trafiku brenda dy viteve, është përfshirë një burrë rreth 40 vjeç nga Komuna e Prishtinës. Ai ka kërkuar kompensim në 9 kompani të sigurimeve. Kjo edhe ka bërë që të ngrihen dyshime për inskenim të aksidenteve në trafik, me qëllim të përfitimeve materiale.

Nga Byroja Kosovare e Sigurimit thonë se shuma e paguar nga kompanitë e sigurimeve gjatë vitit të kaluar për personat që kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga aksidentet në trafik kapin vlerën e mbi 12 milionë e 324 eurove, shkruan RTK. Por, cilët janë shembujt kur një person është përshirë madje edhe në dhjetëra aksidente?


Rasti 1

Një person ka paraqitur 16 kërkesa në 7 kompani të sigurimeve për një periudhe 2-vjeçare ku janë të përfshirë 6 persona.

Rasti 2

Një person ka paraqitur 18 kërkesa në 8 kompani të sigurimeve për një periudhe 5 vjeçare ku janë të përfshirë 3 persona.

Rasti 3

Një person ka paraqitur 20 kërkesa në 8 kompani të sigurimeve për një periudhe 1-vjeçare ku janë të përfshirë 3 persona.

Rasti 4

Një person ka paraqitur 22 kërkesa në 9 kompani të sigurimeve për një periudhe 3-vjeçare ku janë të përfshirë 6 persona.

Rasti 5

Një person ka paraqitur 29 kërkesa në 9 kompani të sigurimeve për një periudhe 2-vjeçare ku janë të përfshirë 5 persona.

Rasti 6

Një person ka paraqitur 19 kërkesa në 8 kompani të sigurimeve për një periudhe 2-vjeçare ku janë të përfshirë 2 persona.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë sqarime për rastet konkrete por ka treguar statistika të përgjithshme të aksidenteve.

Nga policia kanë thënë se gjatë tremujorit të parë janë raportuar 3 mijë e 114 persona të lënduar nga aksidentet në trafik, 127 më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Qytetarët që kanë pësuar lëndime të lehta trupore janë referuar për kontrolle mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

“Në qendrën tonë ka raste mirëpo nuk janë raste të shpeshta që kërkojnë ndihmë për aksidente. Kur ka lëndime të lehta trupore, trajtimin e marrin në qendrën tonë, mirëpo nëse kanë lëndime më të rënda thirret urgjenca dhe bëhet transporti për në qendrën emergjente”, ka thënë Ilire Bunjaku, doktoreshë familjare në QKMF.

Nga Byroja e Sigurimeve të Kosovës kanë treguar se kompanitë e sigurimeve kanë paguar mbi 30 milionë e 544 mijë euro për dëmet e shkaktuara në aksidentet në trafik gjatë 2022-s. /rtk/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori