LAJMI I FUNDIT:

Dyndje të huajsh për festa në Durrës, bullgarët dhe polakët më të interesuarit

Dyndje të huajsh për festa në Durrës, bullgarët dhe polakët më të interesuarit

Këtë fundvit, Durrësi do të jetë një nga destinacionet e festës për shumë vendas dhe të huaj.

Kërkesat për rezervime kanë qenë në kulmin e tyre për këtë sezon festiv në restorantet dhe hotelet buzë detit.

“Rezervimet i kemi nisur që në nëntor dhe janë mbyllur tani, pasi kemi pasur shumë kërkesa. Janë kryesisht mysafirë vendas dhe nga diaspora, pa përjashtuar dhe mysafirë nga Evropa, si Gjermania, Austria, Italia që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet dimërore në Durrës”- shprehet për Top Channel Anjeza Selimaj, menaxhere Eventesh.


“Kemi shumë prenotime, sidomos kemi grupe nga Bullgaria, polakë. Kemi dhe kërkesa të shumta nga Shqipëria.”-shprehet Gledia Borici.

Të festuarit buzë detit, shërbimi i mirë, atmosfera dhe ofertat speciale janë disa nga arsyet që i bëjnë vizitorët të zgjedhin Durrësin për festat e fundvitit.

“Vend shumë mikëpritës Shqipëria, ndjehemi mirë këtu dhe do të festojmë në bregdet. Atmosfera është shumë festive.”- u shpreh një ukrainase.

“Ka një menu të dedikuar për mbrëmjen e fundvitit dhe Krishtlindjes. Gjithashtu argëtime, shorte, dhurata dhe surpriza të ndryshme dhe patjetër muzikë live gjatë të gjithë mbrëmjes.”

“Kemi përgatitur një menu mjaft të zgjedhur dhe sigurisht nuk do të mungojë as gjeli i detit, tradicional për festat e fundvitit. Gjithashtu kemi këngëtarë dhe shfaqje me valltarë dhe shfaqjen e fishekzjarreve.”-shprehen menaxherët.

Pritshmëritë janë të larta dhe Durrësi duket gati për të ofruar jo vetëm shërbim cilësor, por edhe kujtime të bukura për të gjithë ata që zgjedhin ta kalojnë  fundvitin buzë Adriatikut.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Lajme
SHBA drejt miratimit të një rezolute historike për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, Osmani falënderon Kongresin

SHBA drejt miratimit të një rezolute historike për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, Osmani falënderon Kongresin

Lajme
Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Lajme
Përleshen në një diskotekë në Prishtinë 5 vajza, në ikje e sipër aksidentojnë policen

Përleshen në një diskotekë në Prishtinë 5 vajza, në ikje e sipër aksidentojnë policen

Kronika e Zezë
Mexhiti: Me

Mexhiti: Me "One Stop Shop" nisim një histori të re bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Lajme
“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vdiq sot në Prishtinë

“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vdiq sot në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori