Dy vjet pas miratimit, Ligji për gjuhën shqipe nuk gjen zbatimin e duhur në Maqedoni
Gjuha shqipe në institucionet shtetërore në nivelin qendror dhe atë lokal po zbatohet varësisht vullnetit politik dhe dëshirës së drejtuesve të atyre institucioneve.
Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për zbatimin e gjuhëve tha se edhe ato pak institucione që kanë zbatuar shqipen me ndërrimin e drejtuesve kanë hequr dorë nga përmbushja e këtij obligimi ligjor.
“Kjo ka ndodhur për shkak se nuk ka funksionuar ende, nuk ka ende inspektor të cilët janë të licencuar. Ka stereotipe, ka populizëm, ka nacionalizëm dhe normalisht që do të presin që dikush të marrë masa dhe mandej që ta zbatojnë – tha Ylber Sela, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës.
Profesori Jeton Shasivari theksoi se zbatimi i shqipes në gjyqësor ishte e drejtë e fituar nga kushtetuta e Maqedonisë Socialiste e vitit 1974. Sipas Shasivarit që në atë kohë është përcaktuar e drejta ligjore për udhëheqjen e procedurave edhe në gjuhën e kombësisë nëse me statut të komunës ajo gjuhë është përcaktuar si gjuhë zyrtare.
“Prandaj gjithë ato zëra që thonë se gjuha shqipe në gjyqësi do ta bllokoj sistemin gjyqësor, nuk janë të qëndrueshme për dy arsye. E para, bëhet fjalë për një të drejtë të fituar historike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut edhe aspekti tjetër ka të bëj me ato shtete që janë dy gjuhësore ose shumë gjuhësore që kanë gjyqësi dy gjuhësorë, shumë gjuhësore siç është Zvicra, Belgjika edhe shumë shtete tjera evropiane – deklaroi Jeton Shasivari, profesor, UEJL.
Në konferencën ndërkombëtare “Terminologjia dhe roli i saj për njohjen e gjuhës profesionale” u tha se gjuha nuk duhet të jetë pengesë e realizimit të aktiviteteve të çdo institucioni. Valter Memisha, zëvendës drejtor I Akademisë së Studimeve Albanologjike në Shqipëri theksoi se pavarësisht se gjuha shqipe huazon terme ndërkombëtare, të njejta duhet të shqipërohen.
“Ne në Shqipëri themi Bashkia e Tiranës, bashkia e Durrësit, në Kosovë thuhet komuna e Prizrenit ose Prishtinës, atëherë a do i themi bashki apo do përdorim fjalën e huaj komunë. Në fund të fundit fjala komunë përkthehet në shqip në fjalën bashki. Ka gjëra të tilla që duhen patjetër njësuar, jo vetëm të standardizohen por edhe të njësohen – deklaroi Valter Memisha, zv drejtor i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Shqipëri.
Përveç zbatimit të gjuhës, rol të rëndësishëm luan edhe përkthimi i gjuhëve.
“Përkthimin derisa e shohim si diçka teknike dhe si diçka që mund ta bëj çdo i dyti person pa u profilizuar mirë, pa u kualifikuar dhe pa marrë arsimin e duhur ne do të kemi ato perlat e zeza që gjithandej i hasim nëpër institucione – u shpreh Luljeta Ademi, përkthyese.
Në këtë konferencë gjithashtu u prezantuan edhe shumë punime shkencore dhe firmosën memorandum bashkëpunimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze