Dy ushtrime për kurriz të fortë: Dhembja nga qëndrimi i gjatë ulur zhduket shumë shpejt!
Muskujt e shpinës sigurojnë lëvizshmërinë e kurrizit dhe pozitën e drejtë të 24 unazave të tij bashkë me ligamentet, tejzat dhe disqet.
Nëse ata nuk janë mjaft të tendosur dhe të fortë, ndonjëherë mjafton vetëm një lëvizje e gabueshme të shkaktojë dhembje afatgjatë dhe të forta në qafë, gjoks, apo pjesën e ijëve të kurrizit.
Mjekët tërheqin vërejtjen që te një numër gjithnjë e më i madh i personave më të rinj se 40 vjeç vërehen dukuri të shtuara të kalcifikimeve të imëta dhe shpenzim të kërcit në nyjë.
Prandaj ju propozojmë dy ushtrime me të cilat mund të zhvilloni fleksibilitetin e kurrizit.
Ushtrimi i parë
Gjyshet dikur na kanë mësuar të ushtrojmë ecjen me libër mbi kokë për të pasur qëndrim të drejtë të trupit. Gjyshet vërtet kanë pasur të drejtë.
Ekspertët propozojnë që mbi kokë të vendosni një pako orizi prej një kilogrami dhe sipër saj të vendosni një kuti kripe prej 500 g.
Merrni frymë thellë, tërhiqeni stomakun, lëshoni supet dhe bëni disa hapa nëpër dhomë.
Ushtrimi nuk duhet të zgjasë më shumë se pesë-gjashtë minuta dhe mund ta përsërisni çdo ditë.
Ushtrimi i dytë
Ecja nordike do t’ju mësojë që të mbani drejt kurrizin. Duke u mbështetur dhe duke u mbajtur për shkopinj derisa jeni duke ecur, aktivizoni edhe muskujt e shpinës, të cilët në mënyrë alternative tendosen dhe lirohen.
Pas disa ushtrimeve do të vëreni që jeni duke e mbajtur drejt kurrizin madje edhe kur qëndroni në këmbë apo kur jeni ulur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?