Ura e tragjedisë është shndërruar në një altar me lule e drita, një vend i dhimbshëm pelegrinazhi ku mbizotërojnë lotët e përqafimet për humbjen e tre të rinjve, të gjithë në të 20-at e tyre: Altinit, Eglit dhe Giulia-s.
Fotot e tyre qëndrojnë të vendosura pikërisht aty, bashkë me hapësirën boshe të barrierave që tashmë mungojnë pasi u morën para nga makina me të cilën ata udhëtonin.
“Ishin miqtë e mi, shiko sa të bukur janë”, prek me fjalët e saj një vajzë e re. Prek fotot lehtë dhe shton “i vendosëm mbrëmë në darkë, duheshin dhe e lanë këtë botë bashkë”, duke iu referuar Altinit dhe Giulia-s, të cilët ishin të dashur.
Dhimbja e nënës Dorotea
Shtëpia ku jetonte Giulia është pak minuta larg vendin të ngjarjes. Nëna Dorotea nuk ndodhet aty, është ende nën shok. Ka shkuar në shtëpinë e të afërmve, por nuk mund të gjejë paqe. Ishin shumë të lidhura, thonë të gjithë. 20-vjeçarja ishte e apasionuar pas gjimnastikës artistike, aq sa ishte bërë mësuese.
Një vajzë që të gjithë e përshkruajnë të qeshur, të shkathët, pot jetë e entuziazëm, bujare dhe të përkushtuar. Aktualisht po ndiqte një kurs online Ekonomie, përveçse punonte. Mbi tavolinën e saj në dhomën e gjumit ka ende libra, e oraret e leksioneve.
Babai Vittorio kërkoi mëngjesin e së shtunës në morg që të shihte të bijën. Nuk qe e mundur, nuk ishte ende momenti dhe dhimbja prevaloi.
Dhimbja e prindërve
Në shtëpinë e Giulia-s, gjatë pasdites, kushërinjtë e saj, Alessandro dhe Lorenzo kujdesen për 3 qentë e çiftit. Kushërinjtë u rritën bashkë, në dy vila të vogla që janë të vendosura përballë njëra-tjetrës. Lorenzo dhe Giulia janë një moshë, janë rritur si të ishin vëlla e motër.
“Unë dhe Altini ishim miq, jemi njohur në shkollë, do ta dua gjithmonë fort, por më mori kushërirën”, thotë duke mbajtur lotët. “Por nuk mund të them që nuk e kam me të inatin. Bëri një budallallëk, ishte i papërgjegjshëm. Megjithatë të thuash që ka qenë faji i Altinin, apo që e ka vrarë ai, janë dy gjëra të ndryshme. Ai nuk donte t’i bënte keq, e donte shumë”.
Altini, pasi humbi vëllain e tij më të vogël Admirin, në Maj të këtij viti për shkak të një aksidenti me makinë, nuk ishte më i njëjti. “Nuk donte të dilte, nuk donte të fliste, nuk donte të dëgjonte ato ngushëllimet e vazhdueshme”, vijon Lorenzo.
“Që prej asaj dite nuk punonte më, tani po kërkonte diçka. Ngushëllimi i vetëm ishte ajo BMW që kishte blerë me kursimet e punëve të para, pasioni i përbashkët që kishte me vëllain e tij të vogël. Nuk ishte mirë”. Atë natë, tregon kushëriri, “i kisha kërkuar Giulia-s dhe Altinit që të vinin tek shtëpia ime, kishin ardhur edhe herë të tjera. Por fillimisht nuk donin të dilnin, folëm me mesazhe. Ndërsa makinën e morën bashkë me Eglin dhe nuk u kthyen më”.
“Kam humbur 3 fëmijë”
Në shtëpinë e 22-vjeçarit Altin Hoti, drama është ajo e një nëne që në pak muaj ka humbur dy djem.
“Kam humbur tre”, thotë ajo duke qarë. E pamundur për ta ngushëlluar, sepse Giulia-n e kishte si vajzë. 20-vjeçarja, pas tragjedisë së parë që kishte goditur familjen ishte përpjekur në çdo mënyrë për t’i qëndruar pranë të dashurit dhe nënës së tij. Miqtë e tjerë ndihen gati me fat. Kush nuk hipi në makinë, kush u largua pak më herët, kush e kishte lënë për të dalë, por e zuri gjumi, si Vittorio.
“Fati i tha që nuk ishte momenti i tij”, komentojnë njerëzit e mbledhur fare pranë urës tragjike.
BMW-ja dhe miqtë
Sami Binakaj, presidenti i komunitetit kosovar dhe shqiptar në Venezia, përcolli solidaritetin për familjet Gjeci dhe Hoti. “Nuk mund të vdesësh kështu në moshën 20-vjeçare. Prindërit duhet të flasin me fëmijët, është e nevojshme që të flasin në shtëpi. Shpejtësia merr jetë”.
Pasioni për makinat tek djemtë për Binakajn është edhe një mesazh: “Një makinë e madhe dhe e shpejtë është një mënyrë për ta që të ndihen më të rritur. Nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është”.
Nga aksidenti tragjik që ndodhi gjatë orëve të natës të së premtes humbën jetën dy të rinjve shqiptarë, Altin Hoti dhe Egli Gjecit, si dhe e reja italiane Giulia Di Tullio. Egli ishte me origjinë nga Shqipëria, ndërsa Altini me origjinë nga Kosova. Të tre jetonin në Portogruaro. Altini ishte prej 2 vitesh në një lidhje me Giulia-n dhe ishte në drejtimin e automjetit kur ndodhi tragjedia e trefishtë.
Sipas hetimeve të deritanishme, BMW-ja ishte me shpejtësi të madhe. Dëshmitarë thanë makina vijoi drejtë në një kthesë, duke marrë para barrierën e urës dhe përfundoi në lumë. Sipas autopsisë, tre të rinjtë humbën jetën si pasojë e mbytjes. Altin Hoti vetëm 6 muaj më parë humbi vëllain e tij të vogël Admir Hoti në një aksident me makinë. Ai ishte vetëm 18 vjeç./Tv Klan
Burimi: Corriere della Sera
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova