LAJMI I FUNDIT:

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Vlorë

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Vlorë

Dy persona janë ekzekutuar mesditën e kësaj të diele, në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, një zonë tejet e populluar për shkak edhe të temperaturave të ngrohta. Sipas burimeve të policisë, atentati është kryer me armë zjarri kallashnikov.

Dy viktimat janë identifikuar si Orest Rexho dhe A. Hasani, ndërsa i plagosur ka mbetur Armando Sulejmani, shtetas me precedentë penalë dhe i njohur si ish-anëtar i bandës së Gaxhait, i cili njihet gjithashtu edhe si Armando Cipuri dhe që rezultonte person në kërkim.


Ndërkohë, ende nuk dihet identiteti i autorit, apo autorëve të mundshëm.

Policia ka rrethuar një perimetër të gjerë, ndërsa po kryen hetimet e para, si dhe janë marrë shumë dëshmi, por ende nuk ka detaje lidhur me këtë krim të rëndë, transmeton tch.

Pistat në të cilat po hetohet janë disa, por më kryesorja mendohet se është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve rivale.

Ndërkohë, është gjetur duke u djegur një automjet në Babicë të Vlorës, një fshat në dalje të qytetit, gjë që tregon përpjekjen e autorit apo autorëve për të humbur gjurmët.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori