Dy të vdekur në Shqipëri nga coronavirusi, bie numri i të infektuarve


Dy persona të prekur me COVID-19 kanë humbur jetën në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e cila thekson se janë shënuar gjithashtu edhe 179 raste të reja.
Në spitalet COVID-19 në Tiranë, por edhe ato rajonale janë duke marrë trajtim mjekësor 188 pacientë, 14 janë në terapi intensive, nga të cilët tre të intubuar.
Dy qytetarë që kanë humbur betejën me COVID-19 janë nga Tirana, të moshave 82-85 vjeç.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19031
Fier 2241
Durrës 1131
Gjirokastër 981
Shkodër 916
Korçë 712
Vlorë 504
Dibër 327
Kukës 282
Elbasan 198
Lezhë 25
Berat 22.
Nga
Telegrafi
16/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































