Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Prishtinë, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prizren.

Në raportin e Policisë thuhet se arrestimi tyre është bërë për falsifikim të dokumenteve.


Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar  në mbajtje.