LAJMI I FUNDIT:

Dy rrahje grupore në Pllasnicë dhe Ohër, ka të arrestuar

Dy rrahje grupore në Pllasnicë dhe Ohër, ka të arrestuar
Foto: Ilustrim

Dy rrahje grupore kanë ndodhur në Maqedoni, një në komunën e Pllasnicës dhe një tjetër në atë të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Pllasnicë ka ndodhur një rrahje familjare, kur M.S dhe A.S, babë e birë, janë përleshur fizikisht me E.N dhe N.N, gjithashtu babë e birë.


Policia ka ndërmarrë masat për ndriçimin e rastit për të proceduar më tutje me procedurat e duhura ligjore.

Rrahja tjetër ka ndodhur në Ohër, kur personat F.R dhe D.B janë përleshur fizikisht me personat B.M dhe S.D. Të përfshirët në rrahje janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ngriten procedurat e duhura ligjore./Telegrafi/

*Foto Ilustrim