Rreth dy të tretat e mjekëve rusë besojnë se vendi nuk është gati për një valë të dytë të pandemisë COVID-19.
Sipas një studimi të botuar nga VTimes, 76 për qind e mjekëve rajonalë dhe 57.3 për qind e mjekëve të Moskës, thonë se sistemi i kujdesit shëndetësor rus është i papërgatitur për valën e dytë.
Kur u pyetën për të specifikuar se çfarë kontribuon në mungesën e gatishmërisë, një shumicë dërrmuese apo 84 për qind e mjekëve, thanë se spitalet ruse janë pa personelin e duhur.
Mjekët gjithashtu vunë në dukje mungesën e pajisjeve duke përfshirë skanuesit CT dhe ventilatorët, shtretërit, ilaçet dhe pajisjet mbrojtëse.
Po ashtu, kur u pyetën profesionistët e kujdesit shëndetësor se nëse u besojnë statistikave zyrtare ruse lidhur me numrin e të infektuarëve me COVID-19, 74 për qind e tyre thanë se nuk u besojnë.
Sondazhi është zhvilluar në mesin e 789 profesionistëve të kujdesit shëndetësor, 143 prej tyre në Moskë dhe pjesa tjetër nëpër rajone të Rusisë.
Rusia është vendi i katërt më i prekur në botë, me më shumë se 1.35 milionë raste të konfirmuara të COVID-19. Numri i rasteve të reja të COVID-19 është trefishuar, nga rreth 5 mijë në një rekord të ri prej mbi 15 mijë brenda një muaji. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale
Sa seriozisht duhet të merret retorika bërthamore e Iranit?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi