Elita e futbollit kosovar është rikthyer të premten me ndeshjen e parë që është zhvilluar mes Llapit dhe Dukagjinit ku fitore realizuan llapjanët 3:1.

Ndërkohë ditën e sotme në program janë për tu zhvilluar dy ndeshje të tjera, të cilat do të startojnë nga ora 16:00.


Njëra nga skuadrat pretendente për titull, Drita do të jetë nikoqir i Flamurtarit të Prishtinës.

Bardhekaltërtit synojnë që të marrin maksimumin e pikëve nga kjo përballje në mënyrë që të dalin në pozitën e parë në tabelë, ku Ballkani ndodhet momentalisht me një pikë më shumë.

Drita 3

Në anën tjetër Flamurtari udhëton drejt Gjilanit me të vetmin qëllim që mos të mposhtet, pasi çdo pikë për kryeqytetasit ka vlerë të madhe në luftën për mbijetesë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në Drenas mes Feronikelit dhe Vushtrrisë.

Kampioni aktual i Kosovës momentalisht zë pozitën e gjashtë në tabelë me 34 pikë, 10 më pak se lideri Ballkani.

eronikeli (Foto: feronikelifc.com)

Ekipi i drejtuar nga Afrim Tovërlani me një fitore eventuale ditën e sotme do të shkëputej nga skuadrat që luftojnë për mbijetesë, por edhe do t’i rrite shpresat për një vend që i dërgon në Ligën e Evropës, gjithmonë duke shpresuar në gabimin e skuadrave që janë sipër tyre.

Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 16:00, ndërsa si në Drenas ashtu edhe në Gjilan do të luhet pa tifozë. /Telegrafi/

telegrafi sport app