LAJMI I FUNDIT:

Dy muaj pas vdekjes tragjik të Xhenetës, as aktakuzë as dorëheqje

Dy muaj pas vdekjes tragjik të Xhenetës, as aktakuzë as dorëheqje

Dy muaj pas vdekjes tragjike të trevjeçares Xheneta Gashi në Prizren, institucionet e pushteteve të ndryshme janë treguar të jo azhure në trajtimin e këtij rasti, që ngërthen në vete llogaridhënien para publikut, por pikë së pari ndjekjen penale për papërgjegjësi.

Kështu thuhet në një reagim të organizatës “EC Ma Ndryshe”, ku theksohet se gjatë kësaj periudhe ishte raportuar se Prokuroria Themelore e Prizrenit ishte në pritje të kallëzimit penal nga hetuesit policorë, ndërkohë që nuk ka pas njoftime publike nga Prokurori i Shtetit se Prokuroria në Prizren ka ngritur ndonjë aktakuzë lidhur me këtë rast.

Sipas kësaj organizate, drejtuesit e organeve qeveritare të nivelit qendror dhe lokal, që kanë përgjegjësi për menaxhimin e Zonës Historike të Prizrenit, përkatësisht Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Komunës së Prizrenit nuk kanë ofruar dorëheqje për këtë rast. Ministri i Planifikimit Hapësinor u lirua nga detyra, por vetëm pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij në një rast tjetër.


“Ndërkohë veprimet e këtyre organeve qeveritare, pas tragjedisë në rrugën ‘Marin Barleti’, kanë përfshirë vendosjen e barrierave para objekteve të vjetra që rrezikohen nga rrënimi, si dhe realizimi i procedurave të prokurimit për punët emergjente në sigurimin nga rrënimi i objekteve të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit. Kështu, MKRS në njoftimin për nënshkrimin e kontratës ka bërë të ditur se ka përzgjedhur operatorin ekonomik për realizimin e punëve emergjente në sigurimin nga rrënimi i objekteve të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit për vlerën prej afër 37 mijë eurove.

Në një njoftim tjetër të mëvonshëm të MKRS-së është bërë e ditur se do të investohen 910 mijë euro për një shtëpi të kulturës në një komunë tjetër të Kosovës, derisa qe dy vjet, e njëjta ministri nuk kishte dhënë asnjë cent për shpëtimin e monumenteve të rrezikuara në Prizren. Zhvillimet brenda kësaj periudhe dëshmojnë se këto organe qeveritare nuk kanë arritur që të rrisin nivelin e tyre të përgjegjësisë në raport me Qendrën Historike të Prizrenit. Për më tepër një trup ndërinstitucional si Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit nuk është mbledhur më që prej 30 majit të vitit 2016. Pikërisht në mbledhjen e fundit të këtij trupi zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës patën konfirmuar përkeqësimin e situatës në Qendrën Historike të Prizrenit dhe patën pranuar se ndikim në këtë aspekt ka pas edhe mungesa e veprimit të koordinuar dhe me kohë e organeve shtetërore”, thuhet në reagim.

Duke i marrë për bazë këto, “EC Ma Ndryshe” konsideron se rasti i vdekjes tragjike të 3 vjeçares Xheneta Gashi në rrugën “Marin Barleti” duhet të trajtohet me urgjencë nga organet e hetuesisë dhe të drejtësisë, për arsye se dallon nga rastet e zakonshme, pasi kemi të bëjmë me neglizhencë dhe papërgjegjësi të drejtuesve të organeve qeveritare qendrore e lokale.

Njëkohësisht, “EC Ma Ndryshe” i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndryshojë në mënyrë radikale qasjen e saj të deritanishme ndaj Qendrës Historike të Prizrenit dhe të zbatoj politika konkrete për shpëtimin dhe restaurimin e monumenteve të mbrojtura dhe vendosjen e rregullit në këtë zonë, për të kontribuar kështu në rritjen e sigurisë publike dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori