Me uljen e temperaturave dhe me reshjet e borës shumë shoferë ballafaqohen në mëngjes me shkrirjen e akullit të formuar në xhamin e automjeteve të tyre.

Shumica prej tyre duhet të provojnë një sërë metodash që mund të jenë problematike për të arritur një rezultat, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, këtu i kemi dy metoda që mund t’ju kryejnë punë.

Njëra prej metodave është ajo me kripë: mbushni një enë me 500 ml ujë dhe në ujë vendosni një lugë gjelle kripë. Vendoseni përzierjen në xhamin tuaj dhe kripa do të shkrijë akullin.

car 1

Nëse keni një pajisje gërryese mund ta përshpejtoni procesin duke gërvishtur akullin ndërsa fillon të shkrihet.

Një metodë tjetër që mund të funksionojë është vendosja e ujit me temperaturë mesatare (as i ftohtë dhe i nxehtë).

7777

Uji me këtë temperaturë do të largojë akullin pa rrezikuar plasaritjen e xhamit, pasi uji i vluar kërcënon thyerjen e xhamit me dëme të mëdha. /Telegrafi/