LAJMI I FUNDIT:

Dy javë pushim, por cilat janë pesë ndryshimet që ndodhën në Serie A

Dy javë pushim, por cilat janë pesë ndryshimet që ndodhën në Serie A

Me Serie A që më në fund rikthehet pas një pauze dyjavore, cilat janë pesë ndryshimet më të rëndësishme që nga raundi i fundit i ndeshjeve?

Kalimi i Dusan Vlahovicit nga Fiorentina te Juventus për 80 milionë euro është ndryshimi i parë që ka ndodhur në ligën italiane.

Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar 17 gola në 21 paraqitje në Serie A deri më tani këtë sezon dhe Biankonerët shpresojnë se ai do të jetë njeriu që do të zgjidhë problemet e sulmit të ekipit nën drejtimin e Massimiliano Allegrit këtë sezon.


Analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme të Derbit della Madonnina
Lexo po ashtu Analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme të Derbit della Madonnina

Largimi i Vlahovicit nga skuadra e Vincenzo Italianos i Fiorentinës do të thoshte se duheshin përforcime dhe Viola siguroi sulmuesin brazilian 23-vjeçar Arthur Cabral nga FC Basel pak para mbylljes së afatit të transferimeve. Lojtari shënoi 14 gola në 18 ndeshje të ligës zvicerane këtë sezon dhe ai pritet të ketë një ndikim të madh në Firence.

Interi mori Robin Gosens nga Atalanta që ishte një tjetër transferim i madh; gjermani ka shkëlqyer në vitet e fundit nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit në Bergamo dhe ai është një opsion i rëndësishëm në të majtë për trajnerin Simone Inzaghi, i cili me siguri do të nxjerrë më të mirën nga lojtari me sistemin e tij 3-5-2.

Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevski nuk do të shihen më në Serie A këtë sezon; dyshja e Juventusit iu bashkua Tottenhamit të Antonio Contes në ditën e fundit të transferimeve, gjë që liroi hapësirë ​​për bardhezinjtë për të nënshkruar me Denis Zakaria nga Borussia Monchengladbach.

Si mund të rreshtohet Juventusi pas afatit të shkëlqyer të transferimeve
Lexo po ashtu Si mund të rreshtohet Juventusi pas afatit të shkëlqyer të transferimeve

Ndryshimi i fundit i rëndësishëm që nga raundi i fundit i ndeshjeve të Serie A ishte huazimi i Stefano Sensi në Sampdoria.

Mesfushori italian vështirë se është paraqitur nën drejtimin e Simone Inzaghit këtë sezon dhe ai do të shpresojë për një kohë të rregullt të lojës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Formacionet zyrtare, Kosovë – Lituani: Foda me dy sulmues, kërkon ta mbyll me fitore

Formacionet zyrtare, Kosovë – Lituani: Foda me dy sulmues, kërkon ta mbyll me fitore

Përfaqësuesja e Kosovës

"Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit" - ministri Çeku zbulon se si do të duken stadiumet në Pejë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri

Përfaqësuesja e Kosovës
Tërmet në Atletico Madrid: Klubi ka nisur kërkimin për të zëvendësuar Diego Simeonen

Tërmet në Atletico Madrid: Klubi ka nisur kërkimin për të zëvendësuar Diego Simeonen

La Liga
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, Kosovë 1-0 Lituani: Muharrem Jashari zhbllokon sfidën

Dardanët e nisin ndeshjen me gol, Kosovë 1-0 Lituani: Muharrem Jashari zhbllokon sfidën

Kalo në kategori